Tre ambasadorë: Prioritet i këtij
parlamenti, integrimi në BE
Ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë kanë shprehur sot vlerësimet e tyre për hapjen e punimeve të Kuvendit të ri të Shqipërisë, pjesëmarrësit në të, angazhimet dhe prioritet e tij.
TIRANË – Ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë kanë shprehur sot vlerësimet e tyre për hapjen e punimeve të Kuvendit të ri të Shqipërisë, pjesëmarrësit në të, angazhimet dhe prioritet e tij.
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi,ai i
OSBE-së, Robert Wilton dhe Ambasadori i SHBA-së, Alexandër Arvizu e kanë ndjekur seancën e parë direkt nga salla dhe në përfundim kanë dhënë opinionin e tyre duke e vënë theksin kryesisht tek domosdoshmëria e angazhimit të parlamentit shqiptar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
AMBASADORI I BE: KY PARLAMENT NIS ME INTEGRIMIN SI PRIORITET I pyetur nga media për përshtypjet rreth seancës së sotme, Ambasadori Sequi e konsideroi këtë ditë “si shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi ky parlament dillon me një frytë të qartë e të pastër, me një prioritet të rëndësishëm siç është integriteti në Evropë.”
AMBASADORI I OSBE: DEMOKRACIA KËRKON PËRKUSHTIM KONSTRUKTIV Edhe ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton, u shpreh: “I uroj punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Demokracia kërkon përkushtim nga çdo anë, edhe nga opozita, pra, duhet të jesh konstruktiv, pozitiv,”- nënvizoi ai në gjuhën shqipe.
ARVIZU: PRESIM ANGAZHIM PËR AXHENDËN EUROPIANE TË VENDIT Më pas, u prononcua Ambasadori Arvizu nga ana e tij tha: “Është shumë emocionuese që ndodhem këtu sot. Edhe njëherë dua të shpreh përgëzimet e mia në emër të SHBA-së për të 140 deputetët e parlamentetit të ri.
Nuk e mbaj mend saktësisht, por rreth 40% e tyre janë të rinj; rreth 40% po rikthehen.
Po ashtu, jam shumë i kënaqur me numrin e grave që janë zgjedhur deputete dhe të atyre që do shërbejnë në qeveri.
Kjo është një ditë për t’u festuar për të gjithë popullin shqiptar, po përpara ka shumë punë për të bërë.
Sytë do ngulen tek Qeveria, por edhe tek zhvillimet këtu në parlament. Presim me kënaqësi angazhimin e deputeteve për axhendën evropiane të vendit dhe përsa i përket SHBA-së, jemi shumë të kënaqur që kemi marrëdhënie shkëlqyera si me mazhorancësn e re dhe me opozitën,”- përfundoi ai.
(Në foto Ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu gjatë seancës).
(Në foto Ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu pas seancës)(Ambasadori i BE, Ettore Sequi duke folur për gazetarët pas seancës). Redaksia online
(mag/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15