Tre artistë ekspozojnë në FAB /Kuratori: Duam të ngremë një dialog të ri viziv

Ekspozita “Kahe” e  tre artistëve Artan Buça, Orlis Vathi dhe Ermal Baboçi është çelur në galerinë e fakultetit të Arteve Pamore. Kuratori i e ekspozitës Ermir Hoxha rrëfen se përmes këtij prezantimi artistët synojnë që të ndërtojnë një dialog të ri në artet vizive, ku sjellin optikën e tyre mbi hapësirën, subjektin dhe dimensionin e kohës në mediume të ndryshme, nga piktura në vaj te video instalacioni e deri tek instalacionet formale në qelq.

 “Tek Orlis Vathi ndërtimi konceptual ka mbetur njësoj, Artan Buca nga një pikturë e ekspresionizmit sot është një artist që ka një pikturë më realiste, ndërsa për qasje është ekzitenciale. Ermal Baboçi nga një student brenda atelierit është kthyer në promotor të pikturë monumentale”, thotë kuratori Ermir Hoxha.

Ekspozita e konceptuar si retrospektive u krijon mundësinë edhe artdashësve që të njihen me dinamikën që ka pësuar arti i secilit prej artistëve. Ndërsa, vet artistët rrëfejnë udhëtimin e tyre nga shkolla deri në ditët e sotme    

 “Nëse shikojmë fillimet e krijimtarisë sime, ka një lloj ndikimi nga ekspresionizmi gjerman. Pas shkolle fillon një proces më i ngadaltë reflektimi. Kryesisht jam marrë me gjëra abstrakte, derisa kam nis të kem interes për arkitekturën dhe natyrën. Më ka bërë përshtypje fakti që njeriu është e vetmja qenie që transformon natyrën. Ndryshe nga qeniet e tjera”, rrëfen Artan Buça.

 “Çdo gjë vjen gradualisht, kur nuk e kupton. Këto janë punë që u ndryshon objekti shprehës. Shqetësimi i përditshëm nuk është me gjërat jashtë, por me ato brenda”, thotë Orlis Vathi.

“Problemi im ka qenë lëvizja. Nëse shihni punët njëra pas tjetrës nuk ka një qëndresë. Nis, ikën dhe kalon në dimensione të tjera”, shprehet Ermal Baboçi.

Ekspozita “Kahe” vazhdon që të qëndrojë hapur në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat