Tre artistë të rinj ngjisin në skenën e Teatrit të Metropolit komedinë 'Art' të Yasmina Rezës

Tre artistë të rinj ngjitin këtë fundjavë në skenën e Teatrit të Metropolit komedinë “Art” nga Yasmine Reza. Komedia vjen nën regjinë e Kriks Dumos, ku tre shokë trajtojnë probleme të artit modern. Një grindje mes Serzh dhe mikun e tij, pasi ka blerë një pikturë, e cila kushton rreth njëqind mijë dollarë. Mark s’mund të besojë këtë. Ndërsa, Ivani i torturuar nga dasma dhe punë si shitës, shoqëria me dy të shokët është limani i vetëm i qetë. Për aktorin Silvio Goskova kjo vepër kërkon që të analizojë edhe rolin e shoqërisë sot, kundrejt artit modern.

“Vijmë në skenën e Metropolit, sepse këtu na u dha e vetmja mundësi për ta ngjitur këtë vepër. Vepra na tërhoqi, sepse kishte në qendër tre shokë, sikundër jemi edhe ne në jetën reale. Në të trajtohen problemet e shoqërisë së sotme, që është e përfshirë në art, por edhe mënyrën se si ne përshtatemi me rregullat moderne të artit, si i përdorim ato. Roli im, është ai i Markut, i cili është pak skeptik ndaj rregullave të artit modern që ndiqen sot, prandaj kërkon që t’i analizojë thellësisht ato. Unë të them të drejtën nuk tregohem skeptik për artin që shoh sot në vendin tonë, por mundohem që të studioj edhe të kuptoj”, shprehet Silvio Goskova.

Ndërsa, regjisori i ri, Krisko Dumo e ka zgjedhur këtë komedi për ta sjellë në skenë, sepse është një ndër të paktat vepra me të cilat mund të përfaqësohet denjësisht një artist tek publiku.

“Çdo njeri kërkon që të bëjë një emër, një bum, një gjë të mirë, që të mbahesh mend. Edhe për mua “Arti” është pikërisht kjo vepër. Teatri i flet shoqërisë në përgjithësi, çdo vepër që vendoset në çdo lloj skene, përherë e ka një mesazh, por koncepti im regjisorial, thjesht shiko shfaqjen”, thotë Krisk Dumo.

Në shfaqjen, e cila nga sot deri në datë 25 maj, ora 19.00 ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit luajnë aktorët Blendi Arifi, Silvio Goskova dhe Kriks Dumo. As. Regjisor nga Eleonora Bezati. Skenografia nga Kriks Dumo; Ndriçimi nga  Julian Llukani; Audio nga Genc Resuli dhe identiteti vizual nga vet Kriks Dumo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin