'Asi nën mëngë' i Berishës? Tre deputetët e PD të përjashtuar nga Alibeaj formojnë një tjetër koalicion për zgjedhjet e 14 majit
Edmond Spaho, Luan Baçi dhe Tritan Shehu
TIRANË- Në një kohë kur në Kuvend kanë bërë me muaj të tërë luftë duke thënë se nuk janë deputet të pavarur, por të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, Luan Baçi dhe Tritan Shehu e kanë shfrytëzuar përjashtimin nga Enkelejd Alibeaj për të hedhur firmat për krijimi e një koaliiconi tjetër opozitar. Më konkretisht, Tritan Shehu ka shkuar me Partinë “Bashkimi Liberal Demokrat”, Edmond Spaho te “Bashkimi Demokrat” dhe Luan Baçi te “Balli Kombëtar”. Me këtë lëvizje ato kanë ndihmuar krijimi e një koalicioni tjetër.
Kjo sepse sipas ligjit kandidatët për kryetar Bashkie dhe Këshillat Bashkiak të paraqitur nga parti që nuk kanë një mandat në Kuvend siç është rasti konkret, duhet të mbledhin jo më shumë se 3000 firma. Mirëpo, për të shpëtuar nga një gjë e tillë, sepse sot ora 12:00 është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, 3 deputetët e përjashtuar kanë kaluar në logon e 3 partive të reja duke bërë të mundur që të krijohet koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”. Që do të thotë këto tre parti, pra Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, duke marrë firmat e tre deputetëve, konsiderohen parti parlamentare dhe për pasojë nuk e kanë me detyrimin mbledhjen e firmave për të kandiduar me listat e tyre në zgjedhje.
Kjo duket si një zgjedhjet taktike e Sali Berishës, sepse listat e këtyre partive për këshilltarët bashkiake mund të përdoren nga Partia Demokratike e Berishës për të futur kandidatët potencialë fitues, të cilët kanë mbetur jashtë nga lista kryesore e koalicionit opozitar, për shkak se ajo listë do të ketë në përbërjen e saj kandidatë nga grupimi i Berishës si dhe përfaqësues të Metës, Dules dhe Ndokës.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.3%
-
Të gabuar
51.9%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2142
Lajme të tjera
-
14 maji/ Rinumërim në Rrogozhinë! Kutia e burgut e vlefshme! KAS rrëzon BF-në, anëtarët Braho e Cefa kërkuan rinumërim
31 Maj, 15:57
-
Analiza e PD në Kontrast, Vangjeli: Opozitë pa tingull, Basha kërkon të jetë thjesht boria e timonit të Ramës! Gëshenja: Kemi nevojë për frymë të re
31 Maj, 14:43
-
Dashamir Shehi: Bashkimi i PD nuk bëhet me Berishën dhe Bashën, janë provuar tashmë! E lodhshme të merremi kush është ‘gjeli opozitar’
31 Maj, 13:40
-
Berisha akuza për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit: U përdorën ‘zgjedhës shëtitës’ pa adresë që votonin më shumë se në një qendër votimi
31 Maj, 12:51
-
Eduard Zaloshnja: Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në periferinë rurale
31 Maj, 12:43
-
Turi i falënderimeve, Veliaj në Njësinë 8: PS, forca më bashkuese e shqiptarëve! U shërbejmë të gjithëve njëlloj
31 Maj, 12:30
-
‘Mbështetën Becin’ PD e Shkodrës i përgjigjet Tom Doshit e sulmon Berishën: Humbja e opozitës e ka zanafillën në zgjedhjet e 6 marsit, qytetarët refuzuan ‘non gratat’
30 Maj, 18:45
-
Vendoret 2023, KAS vendos të hapë një kuti votimi të Mallakastrës! Një anëtar këshilli i ikën BF-së dhe e merr PDIU
30 Maj, 15:27
-
Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Të del hija ime kudo! Përgjegjës për ‘non gratën’ time dhe tënden është Basha, luftoi që opozita të humbiste në Shkodër
30 Maj, 09:06
-
Rama në Korçë: Rezultati i 14 majit historik, na zgjodhën edhe demokratët! Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie
29 Maj, 16:29
-
PD pa kryetar, Pampuri në Report Tv: Basha tashmë është përfshirë në garën brenda partisë
29 Maj, 14:43
-
KAS ‘ekspertizë’ nga afër kutisë së çarë të Kurbinit: Nuk numërohet, mund të jetë manipuluar! Dash Shehi kërkoi numërim: Ndryshon rezultatin
29 Maj, 14:29