LUSHNJE - Tre ditë i zhdukur, gjendet i pajetë në një kanal në Lushnje 55-vjeçari, Albert Bulgari nga Fieri.
Sipas policisë, viktima është gjetur 200 metra larg vendit të quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës. Ai ishte deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij rreth tre ditë më parë, të cilët kishin bërë denoncim në polici.
/Shqiptarja.com

Policia: S'është vrasje, e ka përplasur makina
Po sipas bluve personi ka dëmtime në disa pjesë të trupit si pas kokës, te gjunjët dhe krahët. Policia mohon se në trup mund të ketë dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa sqaron se 55-vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një automjet gjatë natës.
Mendohet se trupi mund të ketë rreth 24 orë në kanal. Ai është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
[gallery]24464[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO