2 studentë grevistë janë larguar nga ambientet e grevës, për shkak të gjëndjes shëndetësore. Bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë, ku e para ka patur probleme me veshkat, ndërsa djali ka pësuar ulje të tensionit…. Njëri ndër grevistët shprehet se gjëndja mes 24 studentëve është jo e mirë.

Grevistët janë studentë të mjekësisë, të universiteteve private tcilave qeveria u hoqi licencat dhe kërkojnë uljen e tarifës së tyre shkollore. Por mesa duket edhe fati nuk I ka përkrahur këta grevistë kësaj rradhe….

greva

Një stuhi ere dhe reshjesh shiu ka bërë që tenda e tyre e grevës thujajse të shkatërrohej…

Studentët janë munduar që ta mbajnë tendën kompakte, por tentativa nuk ka ndaluar që shiu, perms erës të sjellë ujin në brendinë e tendës.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)