FIER- Përkeqësohet gjendja shëndetësore e disa prej grevistëve të kompanisë “Bankers Petroleum”, të cilët ndodhen në ditën e tretë të grevës së urisë në zyrat e sindikatës në Marinzë.

 Kreut të sindikatës, Dritan Shahu tha se “disa prej grevistëve kanë shfaqur mëngjesin e se premtes, tension të lartë, lodhje, dhimbje koke dhe marramendje”.

 Pas njoftimit, ka mbërritur një ambulancë me mjeke për të monitoruar shëndetin e tyre.

 Grevistët Eduart Selami dhe Bledar Dano kanë pohuar se pas 72 orësh pa ushqim ndihen të plogesht por mbeten të vendosur për ta çuar deri në fund kauzën e tyre.

 Ndërkohë, punonjësit e “Bankers Petroleum” vijojnë pezullimin e punës dhe janë vendosur pranë zyrave të sindikatës në mbështetje të kolegëve grevistë.

 Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kompania “Bankers” per naftetaret që kerkojne paga me te larta dhe kushte me te mira pune.