Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot ditën e tretë të përgatitjeve për sezonin e ri të Ligës së Kombeve, teksa të shtunën do të zbresë në fushë për përballjen e parë kundër Bjellorusisë në Air Albania. Ndryshe nga një ditë më parë, kuqezinjtë nën drejtimin e Rolando Maran, janë stërvitur me mungesën e Kristjan Asllanit dhe Klisman Cakes.

Kristjan Asllani ka kryer stërvitje të diferencuar për rikuperim muskulor, por sipas stafit mjekësor nuk ka asgjë serioze. Ndërsa Klisman Cake gjatë stërvitjes së djeshme ka ndjerë një shqetësim në kofshën e majtë. Rezonanca magnetike ka përjashtuar mundësinë e dëmtimit muskulor. Futbollisti ka nisur një program fizioterapie në Klinikën e Kombëtares dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.

Pjesa tjetër e ekipit fillimisht u ushtrua në palestër, ndërsa më pas e zhvendosi punën në fushë, ku fokusi kryesor ishte te aspekti taktik.

Nga lista e shpallur me 29 futbollistë nga Maran me kombëtaren mungojnë për shkak dëmtimi Qazim Laçi, Adrion Pajaziti dhe Ivan Balliu për shkak dëmtimi, ndërsa janë zëvendësuar me Feta Fetain dhe Klevi Qefalijan. Pas sfidës me Bjellorusinë, me 29 shtator kuqezinjtë luajnë në transfertë kundër San Marinos si dhe me 3 shtator po në transfertë kundër Finlandës. Ndeshja e 4 do të jetë në Tiranë me 6 shtator kundër San Marinos.