Tre ekspertë kontabël të zgjedhur nga prokuroria dhe të Certifikuar për sekretin shtetëror nga Banka e Shqipërisë, janë ngarkuar për kryerjen e një inventari të pavarur, lidhur me vjedhjen e parave në degën e thesarit të shtetit. Ky vendim i prokurorëve të njësisë hetimore Task-Forcë, për të verifikuar edhe një herë tjetër shumën e parave të vjedhura në bankë, vjen në një kohë kur prokuroria nuk beson maksimalisht raportin e inventarizimit të përpiluar nga vetë punonjësit e Bankës sëShqipërisë.
/Shqiptarja.com





