Tre familje mafioze dërgonin 
pagesat e drogës me dy shoferë

Tre familje mafioze dërgonin <br />pagesat e drogës me dy shoferë
Në periudhën gjatë së cilës janë zhvilluar hetimet, janë marrë informacione të rëndësishme në lidhje me tre grupe kriminale që operonin në territore të ndryshme të Katanias: vëllezërve Moraboito, që zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën e populluar të lagjes Picanello. Familja Nizza e cila zhvillonte aktivitetin në lagjen Libriono dhe Lorenzo Saita, i quajtur “Skeleti”, duke i furnizuar këto lagje me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, nga i njëjti furnitor i identifikuar si Ermal Mehmeti ose Mikel Hoxha (tashmë i dënuar), i cili ndihmohej në këtë veprimtari nga shtetas të tjerë shqiptarë, disa nga të cilët tashmë janë të dënuar, ndërsa për të tjerët po zhvillohen hetime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në familjen Nizza, ka rezultuar i padiskutueshëm në rolin e organizatorëve Andrea Luca e Vincenzo Catania, njëkohësisht bashkëpunëtorë edhe Danilo Scordino e Davide Seminara. Si financues të këtij aktiviteti të paligjshëm janë identifikuar vëllezërit Francesco e Fabio Magri. Në mënyrë të ngjashme është provuar se familja Morabito ia ka deleguar aktivitetin e saj të paligjshëm të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve në Shqipëri, shtetasit Concetto di Mouro.Shtetasi shqiptar Ermal Mehmeti alias Mikel Hoxha (tashmë i dënuar), Gëzim Hoxha dhe persona të tjerë të paidentifikuar, përfaqësonin burimin e furnizimit për të tria familjet mafioze italiane të hetuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

I dënuari Ermal Mehmeti, për organizimin e trafikut të paligjshëm ndihmohej nga bashkëpunimi aktiv i shtetasve Kasem Piluri e Gazmir Mehmetaj. Ndërkaq me qëllim finalizimin e trafikut, dorëzimin e shumave të mëdha të parave/vlerave monetare për blerësit shqiptarë, bëhej nëpërmjet transportimit të tyre nga shoferët e autobusëve të linjës Shqipëri-Siçili, të identifikuar si shtetasit Altin Ramolli dhe Arian Kurti.

Përgjimet për anëtarët e grupit
Fakt që ka rezultuar nga raportet e vëzhgimit, si dhe nga përmbajtja e bisedave të përgjuara midis shtetasve tashmë të dënuar dhe personit nën hetim Th.Th. i merret e dhëna për përfshirjen e tij në këtë rrjet kriminal, i cili pranon dhe merr përsipër që të transportojë lëndën narkotike, fakt që rezulton nga transkripti i bisedave të përgjuara të zhvilluara në muajin maj të vitit 2014. Nga këto biseda telefonike, e cila nënkupton se bëhet fjalë për lëndën narkotike ku duket interesimi nëse ka, është gjetur lënda narkotike me qëllim kryerjen e detyrës së tij të transportimit të saj, të cilat janë transkriptuar në procesverbalet që ndodhen në dosje, konkretisht:

+161: naft ka thuaj atija?

+202: ku di gjë unë ça tregon ati, ka naft ore ka naft, ajo tregon plot, ajo tregon ku di gjë unë”.

Me rëndësi për t’u cituar dhe që tregon se personi nën hetim Th.Th “po pret atë” përftohet nga biseda telefonike midis tij dhe shtetasit tashmë të dënuar Mikel Hoxha, i cili i bën me dije, njofton se ka lëndë narkotike. Ky fakt i gatishmërisë së personit nën hetim Th.Th se është gati për të kryer transportin, rezulton nga kjo bisedë telefonike e përgjuar:

+772: dëgjo mua parkohu aty te, tek ai, tek babushi aty tek karburanti babushit.

+161: ktu jam thash.

+772: e mirë parkohu aty prit aty se do vi aty ai se po vin aty, po jo ore prit aty se po vin ai dhjetë minuta m’tha mua çerek ore jam aty tha”.

Gjithashtu edhe nga biseda e përgjuar dhe e transkriptuar sipas procesverbaleve që ndodhen në dosje, merren të dhëna në lidhje me veprimet e personit nën hetim Th.Th, i cili i bën me dije bashkëbiseduesit (përdoruesit të numrit cel. ...161) se për momentin është i zënë:

+202: po për momentin jam në Dhërmi me nji difekt...

+202: po nja një çerek ore, njëzet minuta, ça ke ça halli ke?

+161: po hajt kam këputur ca nga kto veglat e makinës.

+161: ça po bën? ...ça po bën o qysh të ka miku?Ja ktu afër jam.

+202: ku je? ...

+161: ja aty sapo vij një çikë ktu te ky fshati me semafor, q’ka  nja sy semafor ktu”.

Rezulton se përdoruesi i numrit celular ... 161, të cilin nuk ka arritur ta identifikojë prokurori, ka shumë biseda me shtetasin tashmë të dënuar Mikel Hoxha, i cili i bën me dije se po pret së bashku me transportuesin që kuptohet se flitet për personin nën hetim Th.Th. Fakti që këta shtetas po merren me aktivitet kriminal (trafikim të lëndës narkotike), vërehet se ata kryejnë një sërë veprimesh, të cilët pasi e kanë siguruar (lëndën narkotike) marrin masa për ta transportuar atë në breg të detit me qëllim dërgimin për në territorin italian, prandaj realizojnë dhe takime me njëri-tjetrin.

Pas takimit që mendohet se është kryer midis shtetasit tashmë të dënuar Mikel dhe personit nën hetim Th. Th., e njofton (Mikelin) me telefon përdoruesi i numrit celular ...161, që të mos kthehen nga erdhën pasi janë në ndjekje nga njerëz të panjohur, ku kuptohet frika që ata kanë se po i ndjekin dhe e udhëzon që të shmanget duke ndërruar rrugë, kjo e dhënë përftohet nga procesverbali i datës 1 maj 2014 :
“pe gjë ti ... ju panë njëri ... keni pas njerës ... kthehuni andej nga ju thashë unë”.
 
Të arrestuar e dënuar në 2016
Mikel Hoxha 8 vjet burg
Indrit Rraja 8 vjet burg
Mirjan Vitaj 7.4 vjet burg
Alfred Syli 6.8 vjet burg
Kristjan Çokaj 6.8 vjet burg
Ervis Sulo 8 vjet burg
Leonidha Dhimojani 6.8 vite burg
 
Në hetim
Bardhok Planaj
Përparim Rraja
Ilir Hajdini
Gjeto Çekaj
Gazmir Mehmetaj
Andi Mita
Detjon Mehmetaj
Denis Kurti
Gentjan Sulo
Adrian Agaraj
Sami Zeneli
Denis Mahmutaj
Çimi/Nriçim Brahimi
Shkëlzen Kallaku
Thoma Theodhori.
 
Të arrestuar në qershor
Andrea Çaushi i liruar në Apel
Andi Mita
Kasëm Piluri
Altin Rramolli

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat