Tre familje në Farkë i gëzohen banesave të reja para Vitit të Ri, Veliaj: I kemi rindërtuar shtëpinë kujtdo që u prek nga tërmeti, pa dallime partiake

Dashamir Paci, Ylli Troksi dhe Muhamet Deliu nuk e kishin menduar se natën e ndërrimit të viteve do ta festonin në shtëpinë e tyre të re, në ngrohtësinë e familjes. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 i kishte lënë pa strehë, e sigurisht ua kish prerë edhe shpresën për një rimëkëmbje të shpejtë. Por, sot ata morën në duar dokumentet e pronësisë së banesës të sapo rindërtuar kryebashkiaku, Erion Veliaj.

“Kemi rastin e Kroacisë: tërmeti ra në mars të këtij viti, në shtator ata kaluan ligjin për ndihmat dhe ende s’ka nisur rindërtimi i shtëpisë së parë. Do të thotë se nëse ka vullnet, edhe një qytet apo shtet modest si i yni, mobilizohen të gjithë, si një skuadër, për t’ia dalë mbanë”, tha Veliaj.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë shumë me procesin e rindërtimit dhe është vetëm çështje kohe që edhe familjet e tjera të marrin çelësat. Kryebashkiaku shtoi se deri më 31 dhjetor do të sistemohen sa më shumë familje në shtëpitë e reja.

“Shtëpia është një ndër investimet më të rëndësishme në jetë. Njeriu punon tërë jetën për shtëpinë e katandinë. Kur ta merr tërmeti, je realisht në nevojë, por është fakt se ke edhe një shtet të fortë që të mbështet”, tha ai.

Veliaj theksoi se procesi i rindërtimit ka qenë transparent, të gjithëve u është shërbyer njësoj, pa dallim.

“Kjo nuk bëhet po s’pati bashkëpunim, qoftë për përgatitjen e dosjeve, qoftë për procedurat e tjera, për të qenë transparentë me të gjithë ata që kanë dhënë para, si shteti shqiptar apo shtetet e huaja. Kemi qenë transparentë edhe me qytetarët, kemi bërë shtëpinë e dikujt që është nevojë, me katër fëmijë, që ka jetuar në kushte jashtëzakonisht të vështira, pa bërë asnjë dallim në është i majtë apo i djathtë, i veriut apo jugut”, deklaroi ai.

Këto ditë festash Bashkia e Tiranës ka nisur edhe operacionin “Kutia”, që u vjen në ndihmë fëmijëve nga familje me kushte të vështira ekonomike. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që këtë fundvit të jenë më solidarë me njerëzit në nevojë.

“Bashkia është përfshirë në operacionin ‘Kutia’, duke i çuar fëmijëve kuti me lodra, që të gëzojnë të gjithë. Ky ishte një vit jashtëzakonisht i vështirë, ndaj thirrja për qytetarët është: nëse i keni mundësitë, nëse Zoti ju ka dhënë begati, ndajeni me të tjerët! Bashkia ka përgatitur mbi 30 mijë pako: lodra për fëmijët dhe për pako ushqimore për familjet”, tha Veliaj.

Deputeti i PS, Sadi Vorpsi nënvizoi se sfida për rindërtimin vazhdon, falë fondit të siguruar nga qeveria shqiptare nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama.

1609250514_Screenshot5.jpg

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja