Tre fëmijë të prekur nga fruthi në Lezhë, mjekët: Duhet të vaksinoheni

Tre fëmijë janë prekur nga fruthi në qarkun e Lezhës. Të dhënat janë bërë publike nga bluzat e bardha në spitalin rajonal, të cilët thonë se personat e prekur janë izoluar menjëherë në një dhomë të veçantë në ambientet e spitalit.

Sipas mjekut pediatër Mark Marku fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar janë të rriskuar të preken nga fruthi, ndërsa thotë se fëmijët që paraqesin komplikacione të tilla duhet të izolohen nga familjaret për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Bluzat e bardha në spitalin e Lezhës janë vënë në gatishmëri për të përballuar rastet e personave të prekur nga fruthi, por edhe nga virozat gripale gjatë kësaj periudhe. Në vendin tonë janë disa të prekur nga fruthi (lexo këtu).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it