Tre gangsterët shqiptarët që
mbushën Londrën me kokainë

LONDËR- Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Stratford, dhe janë dënuar me 17 vite burg gjithsej për trafik droge.
 
Algert Lami, 23 vjeç, Orjon Uku, 22 vjeç dhe Roland Vasija, 20 vjeç, janë kapur me kokainë dhe një sasi parash nga autoritetet britanike.
 
Policia ka paralajmëruar më herët se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë një kërcënim real për rrugët e Britanisë.
 
Tre trafikantët shqiptarët u kapën nga detektivët e "NCA" dhe oficerët nga Policia e Londrës, duke dalë nga një taksi në Stratford dhe iu afruan një mjeti të parkuar, tip BMW, në të cilin u gjet dhe u sekuestrou 178 mijë pound, gjysmë kilogramë kokainë dhe disa dokumente të falsifikuara.
 
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Algert Lamit u gjetën pajisje të përpunimit të kokainës, disa telefona celualarë dhe dokumenta false.

Tre të rinjtë u dënuan në total me 17 vite burg nga gjykata Kingston Crown.

20-vjeçari Roland Vasija u shpall fajtor dhe u dënua me dy vite burg.
roland vasija
(Roland Vasija)

23-vjeçari Algert Lami u dënua me nëntë vite burg.
algert lami
(Algert Lami)

22-vjeçari Orjon Uku u dënua me gjashtë vite burg.
orjon uku
(Orjon Uku)

[gallery]23795[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve