3 viktima është bilanci i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 24 orët e fundit, duke çuar në 666 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 205 raste pozitive, duke bërë që totali të arrijë në 18.148, 2.332 prej të cilëve janë ende aktivë.
Rastet pozitive janë shpërndarë gjeografikisht si më poshtë:
Prishtinë 111 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 13 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë Kosovë 6 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 6 raste, Kllokot 4 raste, Prizren 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Podujevë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast në Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.