Tre humbje në aq ndeshje, Kombëtarja U-19 mundet nga Sllovenia në 'Elbasan Arena'

Tre humbje në aq ndeshje, Kombëtarja U-19 mundet nga Sllovenia në 'Elbasan Arena'

Kombëtarja U-19

ELBASAN - Shqipëria U-19 zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 ndaj Sllovenisë U-19. Në stadiumin “Elbasan Arena” kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 0-1.

Trajneri Ervin Bulku e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Sllovenisë: Tomas Kiri (GK), Elton Fikaj, Klevis Haxhari, Arlind Kurti (C), Adi Kurti, Jordi Jaku, Ermal Meta, Oresti Kasmollari, Erald Krasniqi, Dean Vranici, Flavio Sulejmani.

Pjesa e parë e takimit ishte e qetë dhe pa raste të pastra shënimi. Fraksioni i dytë nisi me dy zëvëndësime për kuqezinjtë. Në fushë u aktivizuan Nuredini dhe Duro, ndërsa Sllovenia gjeti golin e takimit në të 48-ën me Macak. Në minutat në vijim trajneri Ervin Bulku futi në fushë edhe Bellojin, Buzin dhe Zaganjorin por në rezultat nuk ndryshoi asgjë.

Ndeshja tjetër e grupit mes Belgjikës U-19 dhe Irlandës U-19 përfundoi me fitoren e belgëve 1-0 Sfida u luajt në “Arena Egnatia” dhe vendosi një gol i Degreet në minutën e 46 në fraksionin e dytë.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive