Tre javë para se Franca të marrë presidencën e BE, Macron: Kryesore ndarja e drejtë e refugjatëve në Europë! Duhet të kemi nën kontroll kufijtë

Tre javë para se Franca të marrë presidencën e BE, Macron: Kryesore ndarja e drejtë e refugjatëve në Europë! Duhet të kemi nën kontroll kufijtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë fjalë për një mekanizëm të ri për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në Europë. Në rast krize ky do të shtrihet edhe në zonën e Shengenit, është shprehur Macron në një konferencë shtypi para marrjes së presidencës franceze të BE në Paris. I mundur është edhe dërgimi i forcave të sigurisë dhe materialeve nga shtete të tjera anëtare.

Macron kërkoi edhe kontrollimin politik të zonës së Shengenit sipas modelit të eurozonës. Sipas tij duhet të ketë raunde të rregullta takimi të ministrave, që mund të vendosin për një forcim të kontrolleve të kufijve. "Një Europë sovrane është për mua një Europë që i ka nën kontroll kufijtë e saj", është shprehur Macron. Ai iu referua situatës në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, si edhe në Kanalin e La Manshës, ku javët e kaluara sundon një gjendje dramatike e refugjatëve dhe konflikte me vendet fqinjë.

"Ne jemi të vonuar"

"Deri më tani reagimet tona kanë ardhur shumë vonë, kur njëri nga partnerët tanë është lutur për ndihmë", ka thënë presidenti francez. Gjatë presidencës franceze Macron kërkon të shënohet progres në paktin europian të migracionit, që parashikon një ndarje më të drejtë të refugjatëve në Europë. Për këtë është e nevojshme që "të bashkëpunohet me vendet e tranzitit dhe të origjinës, për të luftuar bandat e kontrabandistëve". Macron është i mendimit, se rregullat e azilit duhet të harmonizohen dhe të thjeshtëzohen.

Nga ana tjetër Macron kërkoi edhe rishikimin e rregullave të BE për borxhet shtetërore. Për të justifikuar nevojën për investime të reja pas pandemisë së Coronës duhet që korniza buxhetore të riformatohet, kërkoi Macron. Rregulloret e BE për buxhetin bazohen në Marrëveshjen e Maastrichtit të vitit 1992, sipas të cilave borxhet e reja të shteteve anëtare nuk duhet të kalojnë 3% , kurse borxhi përgjithshëm nuk duhet të jetë më shumë se 60% e kapacitetit ekonomik të një vendi. Zbutja e rregulloreve të marrjes së borxheve kërkohet prej kohësh nga vendet jugore të BE. Gjermania dhe vende të tjera si Holanda, Danimarka e Suedia janë në mënyrë strikte kundër./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës

Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës