Tre kompanitë e mëdha në garë për emrin e 'Arenës Kombëtare' (VIDEO)

Tre kompani të mëdha kanë marrë pjesë deri më tani në ankandin për emrin e stadiumit të ri që është ndërtuar në Tiranë. Deri më tani, Shqiptarja.com mëson se kanë marrë pjesë Bolv Oil, Vodafone dhe Sigal.

“Arena Kombëtare” siç quhet momentalisht do të ketë një tjetër emër. FSHF hapi një ankand në datën 22 korrik për emrin e stadiumit ku ftoi të gjitha ato kompani të interesuara që t’i vinin emrin e tyre stadiumit të ri, të paraqisnin ofertat. Një proces ky që u shoqërua me debate të shumta më pas por FSHF thotë se arsyet se pse u hap ky ankand janë vetëm financiare pasi stadiumi duhet të mirëmbahet.

Më poshtë, prezantimi i Bolv Oil, ndërsa nuk ka ende një afat nga Federata Shqiptare e Futbollit, se kur do të mbyllet ankandi.

Shitja e të drejtave të emrit do të bëhet për një afat minimal prej 5 vitesh dhe çmimi dysheme duhet të jetë 600 mijë euro në vit. Pra cilado kompani që dëshiron t’i vë emrin e saj “Arenës Kombëtare” duhet patjetër të paguajë 3 milionë euro për afat 5-vjeçar. 

Në momentin që u hap ankandi Federata sqaronte se kompania duhet të kishte një emër të mirë dhe xhiro prej 10 mln euro në vit. Në gusht gjatë një interviste për Report Tv Arben Dervishaj anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF deklaronte se kishin shprehur interes kompani të njohur sigurimesh, nafte apo edhe telekomunikacioni gjë kjo që solli reagimin e ashpër të Zv Kryeministrit Erion Braçe që është kundër këtij procesi.

“Arena Kombëtare” do të inaugurohet në 17 nëntor në ndeshjen ndaj Francës të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Pritet që në ceremoninë e inaugurimit të vijnë edhe drejtuesit e futbollit botëror President ii FIFA-s Infantino dhe a ii UEFA-s Ceferin.

Stadiumi ka një kapacitet prej rreth 22 mijë tifozësh dhe është i kushteve më bashkëkohore.  Gjatë ditëve të fundit është testuar edhe impianti i ndriçimit dhe përpara duelit me kampionët e botës do zhvillohet edhe një ndeshje testuese.

VIDEO/Pamje me dron dhe lidhje direkte nga stadiumi 'Arena Kombëtare'

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 05/10/2019 20:41

    Stadiumi duhet ti vihet emri VICIDOLI

    Përgjigju
  • Jdks: 05/10/2019 07:41

    Ti vejn emrin e katunit te dukës ene myllet historia, se na çat arin

    Përgjigju
  • Lavdi Qemal Stafes!: 04/10/2019 20:42

    Ore horra te nemur. Po stadiumi e ka emrin qe eshte emri i paharruar per zemrat e shqiptareve te vertete. Ai eshte Qemal Stafa. Idealisti dhe heroi i pashembellt e i lavdishem shqiptar, qe ju o bashibuzuke e te shitur tek djalli, as qe i arrini tek thoi i kembes atij, o te mallkuar...

    Përgjigju
  • redi: 04/10/2019 16:28

    Arena kombetare eshte emer shume i mire dhe mund te mbahet me te ardhurat e FSHF nga shitja e biletave nga nje ndeshje nderkpmbetare .Bisnes me prone publike vetem ne Shqiperi ka.Firmat e nderyara te reklamphen ne stadium por jo te marri emrin stadiume prej tyre.Brace ka shume te drejte

    Përgjigju
  • Erti: 04/10/2019 15:26

    Shkelqe xhom fare e gezofshim,ishalla e rregullojnë dhe rrughen mbrapa stadiumit dhe nga ana sheratonit tdali ndrit ai vend dhe stadiumi,super

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren