TIRANE - Peticionin drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, ku i kërkohet të lejojë deputetët e Kuvendit të votojë 3 ligjet e integrimit të vendit, i janë bashkuar edhe 64 firma të tjera, duke e çuar në 256 numrin e personave që kanë firmosur këtë letër.
Ditën e sotme kanë firmosur piktorë, shkrimtarë, aktorët e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, futbollistë e sportistë, skenografë dhe instrumentistë.
Në listën me firma bie në sy emri i shkrimtarit Fadil Kraja, i aktorëve Monika Lubonja, Zef Deda, Zyliha Miloti, i piktorëve Juka, Kalaja, i balerinave Enada Hoxha, Helga Saraçi e shumë të tjerë.
/Shqiptarja.com

Dje firmosën pasardhësit e firmëtarëve të pavarësisë