TIRANE - Një letër e dytë në adresë të kreut të Partisë Socialiste është dërguar sot nga profesorë dhe pedagogë të Universitetit i Tiranës, Universitetit Bujqësor dhe Institutit të gjeoshkencës, energjisë, ujit dhe mjedisit. Me firmat e sotme, shkon në 366 numri i personave që kanë firmosur peticionin drejtuar Ramës për votimin e 3 ligjeve të integrimit të vendit në Bashkimit Europian.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PS-së në Twitter, i cili shkruan se pas 23 qershor do të marrin fund peticionet e turpshme kundër opozitës.
“Pas 23 qershorit do marrin fund peticionet e turpshme të rrogëtarëve të shtetit kundër opozitës! RILINDJE”, shkruan Rama në Twitter”.

Ndër emrat që kanë firmosur janë Rektori i Universitetit të Tiranës, njëherësh kryetar i Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë, Prof. Dr. Dhori Kule, dekanë, 21 profesor doktorë, 14 profesorë të asociuar, 11 doktorë, si dhe studjues të së drejtës, shkencëtarë të ekonomisë, inxhinierisë, bujqësisë e mjedisit.

Ashtu si në letrën e parë, edhe në këtë letër firmëtarët i bëjnë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste të votojnë tre ligjet që ndajnë Shqipërinë nga Europa.

“Ka dy mënyra thonë ata: njëra që deputetët e opozitës të tregohen të përgjegjshëm dhe të votojnë 3 ligjet dhe rruga tjetër, ajo e papërgjegjshmërisë dhe e mbajtjes peng të vendit. Ne urojmë që z.Rama të bashkohet me gjithë shqiptarët dhe të lejojë deputetët të votojnë 3 ligjet për t’iu bashkuar familjes europiane”, thuhet në letër.

LETRA E PLOTE E PROFESOREVE
“Të nderuar deputetë, i nderuar kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Një muaj më parë, vendi ynë, qytetarët shqiptarë prisnin nga ju që nëpërmjet një gjesti të thjeshtë simbolik ta shndërronit në realitet ëndrrën e integrimit të Shqipërisë në Europë. Për çudinë e qytetarëve shqiptarë dhe për fatin e keq të tyre, kjo nuk ndodhi edhe pse një gjë e tillë ishte krejt e mundur, edhe pse një gjë e tillë ishte e domosdoshme, edhe pse një gjë e tillë kërkonte thjeshtë miratimin e tre ligjeve, gjë kjo që, tek e fundit është minimumi i minimumit të përgjegjësisë politike që qytetarët e një vendi mund të kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre në parlament.

Refuzimi i pakuptueshëm për votimin e projektligjeve, bëhet më i rëndë pasi, siç dihet tashmë gjerësisht nga qytetarët shqiptarë, që në tetor të vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë me një kusht të vetëm, votimin e tre ligjeve që kërkojnë të paktën tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo parakuptonte arritjen e një shumice që i kapërcente hendeqet mes përfaqësimit politik partiak, parakuptonte krijimin e një kuorumi vizionar e misionar që do të përfaqësonte qytetarin shqiptar, interesat e tij, të kaluarën e tij shpirtërore dhe të ardhmen e tij të prekshme, ëndrrën europiane që bëhet realitet.

Kjo tashmë nuk ndodhi, por, ne mendojmë se për një çështje kaq të rëndësishme si ajo e integrimit europian nuk duhet t’i reshtim përpjekjet për t’i përmbushur obligimet e munguara. Në mendojmë se Kuvendi i Shqipërisë, anëtarët e tij, përfaqësuesit më të lartë të qytetarëve shqiptarë, elita politike e vendit e ka vizionin dhe misionin për ta përfaqësuar frymën dhe trashëgiminë europiane të shqiptarëve duke i votuar tre ligjet që na ndajnë formalisht nga Europa. Tradicionalisht, elitat politike shqiptare marrëdhënien e privilegjuar me Europën e kanë pasur vizion dhe mision. Sot, këtij programi shpirtëror të kahershëm të shqiptarëve i kanë mbetur vetëm pak hapa për t’u shndërruar në një realitet konkret.

Vullneti i shumicës parlamentare le të behët edhe vullnet i pakicës, i opozitës, i deputetëve të PS që kanë refuzuar deri tani t’i votojnë ligjet “europiane”. Ky nuk është më vetëm vizion, as vetëm mision, tashmë është thjeshtë një detyrë që nuk kërkon asgjë të veçantë për t’u kryer, thjeshtë kurajë qytetare.
Në emër të kurajës qytetare i bëjmë thirrje deputetëve të partisë socialiste të nderojnë qytetarët që përfaqësojnë e të votojnë tre ligjet që ndajnë Shqipërinë nga Europa”.

LISTA QE KANE FIRMOSUR LETREN E SOTME
1. Prof. Dr. Dhori Kule Rektor
2. Prof. Dr. Kudret Cela
3. Prof.Dr. Marenglen Gjonaj
4. Prof.Dr. Pirro Leka
5. Prof.Dr. Ibrahim Milushi
6. Prof.Dr Petrit Zorba
7. Prof. Dr. Galantina Canco Universiteti Bujqesor
8. Prof. Dr. Natalia Sheshi
9. Prof. Dr. Ardian Maci
10. Prof. Dr Ilo Melo
11. Prof. Dr. Skender Kacupi
12. Prof. Dr. Fatbardh Sallaku
13. Prof. Dr. Perparim Laze
14. Prof. Dr.Gjoke Vuksani
15. Prof. Dr. Suzana Panariti
16. Prof. Dr. Liljana Elmazi
17. Prof. Dr. Halit Xhafa
18. Prof. Dr. Arjan Abazi
19. Prof. Dr. Lefter Klimi
20. Prof. Dr. Ilirian Kumbe
21. Prof. Dr Fedi Brakushi
22. Prof. As. Dhurata Shehri
23. Prof.As.Dr. Safet Dogjani
24. Prof.As.Dr. Rapo Ormeni
25. Prof.As.Dr. Fatos Hoxhaj
26. Prof.As.Dr. Nezir Mekshiqi
27. Prof.As.Dr. Petraq Naco
28. Prof. As. Kestrin Katro
29. Prof.As. Zhaklina Petro
30. Prof. As. Dr. Xhelil Koleci
31. Prof. As. Dr. Valdete Vorpsi
32. Prof. As. Dr. Etleva Jojici
33. Prof. As. Dr. Enkeleda Sallaku
34. Prof. As. Dr. Majlinda Belegu
35. Prof. As. Dr. Juban Shehu
36. Dr. Idriz Jata
37. Dr. Vesel Hoxha
38. Dr. Ylber Muceku
39. Dr. Gjergji Shore
40. Dr. Edmond Dushi
41. Dr. Kristina Gjeci
42. Dr. Mariana Nikolla UBT
43. Dr. Alma Imeri
44. Dr. Ilir Rusi
45. Dr. Altin Shegani
46. Dr. Ariana Nepravishta.
47. Msc. Azem Bardhi
48. Msc. Emanueka Kiri
49. Msc. Fatbardha Ismailaj
50. Msc. Bashkim Grifsha
51. Ma. Besnik Çerekja
52. Ma. Zhaneta Ndregjoni
53. Dod Prenga
54. Drita Bucpapaj
55. Eda Zylfi
56. Emiona Qorri
57. Ervis Cela
58. Ela Podgorica
59. Fabian Topollari
60. Iv Rrokaj
61. Adela Bucpapaj
62. Kreshnik Myftari
63. Ejona Bardhi
64. Artan Pnederi
65. Enkelejda Turkeshi
66. Ivas Jamini
67. Evisa Kambellari
68. Alban Koci
69. Armela Kromici
70. Engjell Likmeta
71. Anjeza Licenji
72. Petrina Broka
73. Nadia Peto (Rusi)
74. Rozeta Murli
75. Anisa Angjeli
76. Fjodra Shqarri
77. Lirime Cukoj
78. Kushinka Jace
79. Juljana Bylykbashi
80. Lola Xhelo
81. Erald Topi
82. Dorina Hoxha
83. Xhensila Kodi
84. Mirela Bogdani
85. Erdi Bejko
86. Ersida Teliti
87. Silvana Cinari
88. Naile Matoshi
89. Flora Alikaj
90. Petrit Bare
91. Ergeta Ktana
92. Edmond Pistulli
93. Irena Keta
94. Klodi Peshi
95. Juka Themeli
96. Enida xhaferii
97. Irida Pano
98. Iliriana Zekja
99. Migena Gega
100. Monika Kreka
101. Aida Jeonidhi
102. Rudina Pirushi
103. Valbona Bilali
104. Orgeta Dervishi
105. Klodeta Muca
106. Juliana Cuko
107. Valbona Bezhani
108. Niko Hyka
109. Altins Xhaferri
110. Ermina Biu

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)