Tre ligjet, Rama: Mungojnë 3
pushtete, Berisha: Referendum

Tre ligjet, Rama: Mungojnë 3<br />pushtete, Berisha: Referendum
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike u shpreh se do të kërkoj referendum për votimin e 3 ligjeve të integrimit, pasi sipas tij askush nuk ka të drejtë të mbajë peng dhe të bllokojë të ardhmen e vendit. Ndëkohë që më herët kryetari i PS-së Edi Rama tha se Shqipërisë nuk i mungojnë 3 ligje për të hyrë në Europë, por i mungojnë 3 pushtete, pushteti legjistativ, pushteti ekzekutiv dhe pushteti i drejtësisë.

“Do kërkoj referendum për 3 ligjet e integrimit. I kam të gjitha shenjat se Edi Rama po përgatit tërësisht skenarin e zgjedhjeve të 2009, madje në qoftëse ju keni patur kureshtje ta ndiqni deklaroi se zgjedhjet e 2009 i kam fituar, ose do fitojmë si në 2009 dhe shpalli sigurinë për këtë fitore në asamblenë e tij, duke lexuar veten e tij. Kushtetuta përcakton mekanizma të qarta që nuk lejon kurrë që kombi të merret peng nga askush. Kemi të bëjmë me një akt të shëmtuar si bllokimi i 3 ligjeve por kemi Kushtetutën që i jep lidhje. Skenari i tij është 2009 që të dëmtojë procesin e statusit. Ne do të bëjmë zgjedhe të standardeve europiane, por të standardeve të zotit Rama s’i bëjmë kurrë. Këtë vend peng dhe të ardhmen e tij askush nuk mund ta mbajë”, u shpreh Berisha.

RAMA: SHQIPERISE I MUNGOJNE 3 PUSHTETE
Kryetari i PS-së Edi Rama në tryezën e organizuar nga PS-së për dhunën në familje iu është përgjigjur Kryeministrit Berisha për votimin e 3 ligjeve të integrimit, Rama tha se Shqipërisë nuk i mungojnë 3 ligje për të hyrë në Europë, por i mungojnë 3 pushtete, pushteti legjistativ, pushteti ekzekutiv dhe pushteti i drejtësisë.

“Shqipërisë nuk i mungojnë 3 ligje për të hyrë në Europë, por i mungojnë 3 pushtete. Pushteti legjistativ që është peng i ekzekutivit, i mungon pushteti ekzekutiv që është peng i korrupsionit, i mungon pushteti i drejtësisë që është peng i korrupsionit dhe ekzekutivit”- tha Rama

RAMA: POLICIA NE SHQIPERI PER TE ARDHUR KEQ
Duke folur më tej, Rama tha se numri i aksidenteve është rritur dhe Shqipëria renditet me Moldavinë dhe Etiopinë për hendekun e barazisë gjinore. Rama theksoi se policia në Shqipëri është më pak e paguar, nuk marrin shpërblime dhe pagesat për orët shtesë.

“Në 2012 raporti global i hendekut gjinor e rendit Shqipërinë më poshtë se një vit më parë dhe sot ne jemi në krah të Moldavisë dhe Etiopisë. Numri i aksidenteve është rritur në mënyrë dramatike. Kur partia që sot qeveris mori pushtetin numëroheshin 840 aksidente, ndërsa për vitin që lamë pas u numëruan 2030 aksidente. Kemi sot një polici që ka trajtimin më të ulët financiar në rajon, policia jonë është më e keqpaguar se çdo polici tjetër e rajonit. Paguhet më mirë policia në kosovë dhe Bosnje. Policët në Shqipëri nuk i marrin shpërblimet dhe pagesat për orët shtetsë, por mbeten edhe duke shtyrë makinat për të zëvendësuar karburantin e munguar”, u shpreh Rama.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë