ITALI-Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Cervere, Piemonte.

Viktima është me inicialet M. A. 49-vjeç, ndërsa ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes që ishte fatale. Në aksident u përfshinë tre makina.

Ndërkohë që nga aksidenti mbetën edhe tre persona të tjerë të plagosur, por që sipas medieve italiane nuk janë në rrezik për jetën. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. 

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia italiane heton për zbardhjen e dinamikës.