HOLANDE- Tri Ministra të kabinetit qeveritarë kanë zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Holandë në kuadër të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Pas takimit që patën në Dhomën e Ulët të Senatit dhe me kryeministrin Holandez, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi për mediat shqiptare se Parlamenti Holandez do të diskutoj sot mbi vendimin që do të marr ky shtet në Parlamentin Europian në dhënien e statusit apo jo. “Pritshmëritë tona janë realiste. Jam inkurajuar nga fakti që Holanda njeh zhvillimet pozitive në Shqipëri. Ne presim që çështja e statusit të konsiderohet një nevojë logjike për përpjekjet që kanë bërë qeveritë dhe populli shqiptarë ndër vite”, ka theksua Ministri i Jashtëm. Duke qenë se Holanda është një nga 4 shtetet që janë shfaqur skeptike në marrjen e statusit, angazhimi i tri ministrave shqiptar për të treguar arritjet e vendit duket se janë intesifikuar shumë.
Por shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati theksoi dje gjithashtu se të gjitha mundësitë janë të hapura, pra se rreziku i mosmarrjes së statusit të vendit kandidat është real pasi Holanda, Danimarka, Anglia dhe Gjermania kanë shfaqur disa dit më parë skepticizmin e tyre në arritjet e vendit në përmbushjen e prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Europian. “Duan që të kenë informacion deri në çastin e fundit. Të gjitha opsionet janë të hapura deri më 17 dhjetor. Siguroj opoinionin publik shqiptar se përpjekjet tona në rrugën drejt integrimit do të vazhdojnë”,- ka theksuar Ministri i Jashtë.
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri zhvilloi dje një takim me Ministrin e Shtetit për Sigurinë dhe Drejtësinë si dhe Ministërin për Migracionin të Mbretërisë së Holandës, Fred Teeven. Gjatë këtij takimi, Tahiri ka theksuar se lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është vënë në krye të listës së prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë Shqiptare. Ndërsa Ministria e Integrimit, Klajda Gjosha theskoi në takimet që ajo zhvilloi në Hagë se dhënia e statusit Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Europian do të ishte një hap i madh pozitiv për mbarëvajtjen e procesit të integrimit.
Shkrimi u publikua sot (11.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com