Vetëm 3 muaj pasi gjykata e Apelit për Krime të Rënda e riktheu në burg ish-kryekomunarin e Bërzhitës Genc Drita, pak ditë më parë, ky i fundit iu drejtua gjykatës së Tiranës për uljen e dënimin, duke kërkuar më pas lirimin nga qelia.
Në 9 janar të këtij viti, Drita u dënua me 5.4 vite burg për akuzën e korrupsionit. Drita ndodhej në masën e “arrestit në shtëpi” në momentin kur u dënua nga gjykata e Apelit, ku pas vendimit ai u rikthye sërisht në qeli.
Mirëpo pa kaluar shumë kohë, Drita ka filluar procedurat për uljen e dënimit me qëllim futjen në një masë dënimi, ku ai të përfitojë lirimin me kusht. Kërkesa e Dritës është depozituar në gjykatën e Tiranës në 7 prill dhe pritet që në ditët në vijim të meret një vendim për uljen ose jo të masës së dënimit me 3 muaj, ashtu siç ka kërkuar ish-kryekomunari.
Për Dritën, prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar një dënim prej 9 vite burg. Kjo pasi bashkë bashkë me ish-shefin e Tatimeve të kësaj komune, Drita akuzohet se i kanë marrë një shumë prej 4.500 euro një personi për një leje shfrytëzimi parkingu.

Genc Drita
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com