TIRANË- Të paktën katër ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia në vendin tonë kanë rezultuar me pesticide. Shqetësimi u përcoll nga RASFF, sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin i Komisionit Europian. Katër ngarkesat janë futur në treg, njëra më datë 17 shkurt, 2 ngarkesa në muajin mars dhe një më datë 1 prill.
Por, AKU në një njoftim për mediat nuk jep shumë detaje, veçse sqaron se çfarë ka ndodhur vetëm me ngarkesën e parë të 17 shkurtit që është futur në vendin tonë. Sipas njoftimit të AKU, e gjithë ngarkesa prej 52 kg me luleshtrydhe me pesticide është shitur e gjitha, një sasi në fakt që mund të shitet në treg brenda pak orësh.
Menjëherë pas kapjes së kësaj ngarkese, AKU thotë se e dërgoi monstra për analizim laboratorik, por e gjithë sasia rezulton e shitur.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se pas kapjes së kësaj ngarkese u është komunikuar të gjitha Pikave Kufitare që të marrin monstra nga 10 ngarkesa dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe nga Greqia, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin. Por, në fakt ajo që nuk sqaron AKU është se edhe pse urdhëroi ndalimin e importit, si u futën në vend edhe 3 ngarkesa të tjera, 2 në muajin mars dhe tjetra më 1 prill! AKU nuk sqaron as nëse janë marrë monstra nga këto 3 ngarkesa që u futën në treg, sa është sasia e tyre dhe a u shit e gjitha në treg.
"Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF. Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë. Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës. Lidhur me prononcimin në media të tre rasteve për njoftimin e AKU-së nga sistemi RASFF, ju bëjmë të ditur se ka qenë AKU që ka njoftuar sistemin RASFF si pasojë e zbatimit me korrektësi të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në kufi (PIK)", njofton AKU.
AKU thotë se ka njoftuar subjektet të kthejnë pas produktin nëse ende e kanë në gjendje.
-
O Iris qeke njē debile ti komplet Bile, na bēn ktu sikur ke mbaruar tre fakultete. Por nē fakt ke mbaruar fakultetin e kakaçit. Jo lule shtrydha jo Iris tyta.
Përgjigju -
I keni ngrene me pesticide(nese nuk i keni lare),por nuk permbajne E.Coli,listeria etj qe vriten nga pesticidet.Keshtu qe keni mundesi te zgjidhni midis helmimit nga pesticidet dhe te semureni nga bakterie si listeria,e.coli,salmonela,campylobacteria,botulinumi,bacillet,etj qe mund t'i gjeni te ushqimet /bio/,por qe vriten nga pesticidet.
Përgjigju -
Keto histori behen dhe filma keshtu qe mos u merzitni. Ai qe na helmoi me Salmole ishte ne kerkim dhe sapo beri pagesen tek prokuroret dhe pushteraret hetoet ne gjendje te lire. Ketu shteti eshte rrezuar!
Përgjigju -
Kemi hallin e Berishës po le te helmohemi, halli kur do iki Berisha po edhe bar do hamë.
Përgjigju-
Nëse nuk e kupton ironinë, duhet ta lexosh disa herë. Per mua nese Berisha varet nesër, hap shampanjën o idiot. Kritika ime është ndaj medias qe ben 1000 artikuj per Berishën, e nuk merren me.hallet reale te ketij vendi o injorant.
-
Ore Bravo otq ty me gjith berishen. Ktu po na helmoen kalamajt ti e ke menjen ke berisha o plere e kti sistemi si berisha e si tere palaçot e karletos je ti
-
-
AKU duket qe vepron si nje Institucion shume i Papergjegjshem dhe qesharak ! Dmth keta bejne analiza pasi ne konsumojme produktin !!??
Përgjigju -
Përsëri AKU fle gjumë,futini të gjith në burg këta ndyrësira...kjo vjen se nuk ka organizma të pa varura që ti shkulë këta maskarenj.
Përgjigju










Komente
Komento