3 në burg për dhunën në protestë, Balliu: Edi Rama, sot i shpalle luftë 'Astirit'! Do të të ndjekim, në kafe, restorante....

Gjykata e Tiranë vendosi masë sigurie arresti me burg për tre protestues të arrestuar në lidhje me dhunën në tubimin e opozitës më 21 mars para Parlamentit, ndërsa tre të tjerëve ju dha masa e arrestit shtëpiak. Dorjan Protoduari, Mariglen Doci dhe Emiljan Mustafa do të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve të nisura për goditjen ndaj institucioneve dhe forcave blu të policisë. Ndërkohë Bledar Dollia, Jorges Gjikola dhe Arbër Kola u lanë në arrest shtëpie.

Këtë seancë gjyqësore veç familjarëve të tyre e ndoqën edhe përfaqësues politikë, ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së. Klevis Balliu tha se me këtë vendim, që sipas tij është i ndikuar politikisht, kryeministri Edi Rama i shpalli luftë banorëve të zonës së Astirit.

Një nga të arrestuarit, Protoduari është banor i Astirit që bashkë me qytetarë të tjerë të kësaj zone protestojnë prej muajsh kundër projektit të Unazës së re. Në grup ata ju bashkuan edhe tubimit të PD-së, por Balliu, i cili ka qenë në mbështetje të protestës së tyre për muaj me radhë, thotë se Protoduari nuk ka qenë fare në ballë të përplasjeve të simpatizantëve me Policinë e Shtetit, në kordonin me efektivë para Kuvendit.  

"Protoduari nuk ka qenë fare tek pjesa kur përplaseshin, kur pati disa shtyrje të vogla me policinë e shtetit. Edi Rama, i shpalle luftë sot Astirit. Do të të ndjekim, se je në kafe, në restorante, ne takime, do të të ndjekim me protesta. Na kap na fut në burg, nuk do ndalemi së protestuari edhe nga burgu", tha Balliu duke evidentuar faktin se familja e Dorjan Protoduarit ka qenë e përndjekur. "Dhjetëra të pushkatuar në familjen Protoduari nga etërit e kësaj qeverie", shtoi ai.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari e quajti vendimin e gjykatës, një gjykim politik, ndërsa paralajmëroi se të enjten do të protestohet sërish, kur të mbahet seancë plenare.

"Edi Rama sot bën një gjyq politik për të trembur banorët e Unazës së Re, për të trembur protestuesit, por të jeni të bindur që ditën e enjte, por dhe në protestat e tjera shumë herë më shumë protestues do të jenë në shesh sepse janë të bindur në rrugën e tyre. Tanimë për Shqipërinë nuk ka më kthim pas, duhet të largohet Edi Rama dhe kjo qeveri mafioze që të çlirohen shqiptarët. Kjo është e qartë për të gjithë", tha Braimllari.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 25/03/2019 11:36

    Sa eshte urtesuar Strazoja pas gangsterllekut me kobure ne protesten per parkun e lodrave te liqeni...rri si qen i rrahur aty ne sfond.

    Përgjigju
  • Justice: 24/03/2019 23:26

    Epo te imagjinosh qe kta fytyra jane ligjvenesit tane...

    Përgjigju
  • Berti: 24/03/2019 22:18

    Jane kapur pas fijes te kashtes me 100 zaptues te Astirit. Te mjeret keta Ballinj dhe keta Brahimllare. Ketcenon Balliu i vockel por preket kur i permendin motren qe ka gisht ne Gerdec. Nuk tregon Baliliu se mos ka marre ndonje gen nga tezja e tij qe eshte e semure mendore. Thojani te verteten ne sy ketyre hajduterve dallkauk. Lexova nje kercenim direkt qe babai i ketij Protduar leshit i kishte bere drejtorit te policise titane madje dhe duke e ofenduar. Tregojani vendin ketyre mu*erve njehere e mire. Clironi tokat e zaptuara qe ti hapet rruge zhvillimit. Mos u lejoni me te bllokojne rrugen keta kerma.

    Përgjigju
  • kinezi: 24/03/2019 21:51

    onjerez po se kuptoni se edhe ky si te tjerwt bertet fort te marri ndonje post kur te vi pd ne pushtet ne 2055

    Përgjigju
  • toni: 24/03/2019 20:23

    kur ta ndjekesh mer dhe motren

    Përgjigju
  • dulja: 24/03/2019 20:13

    bolle me more plera hyy

    Përgjigju
  • Lylushka i Shqupit: 24/03/2019 18:40

    Po kur ben te fortin e lagjes dhe ky qurrash,babai i te cilit si dje ashtu dhe sot i bente fresk atij qe e mbante ne pune dhe nga i cili perfitonte.

    Përgjigju
  • Beni: 24/03/2019 18:36

    I ka ngjare babait qe ndiqte njerzit me sigurimin e shtetit

    Përgjigju
  • Robi: 24/03/2019 17:22

    Klevis kerrici i Faros fytyra me e urryer ne Shqiperi,

    Përgjigju
  • Xha Beqo: 24/03/2019 16:57

    Heme te lumte i biri Fari spiunit.Po si le gje babait more zuzar.Spiun palaco edhe ti si Fari pilafi

    Përgjigju
  • fari pallla: 24/03/2019 16:45

    O çuni me pun vullnetare a e ke pyt ndonjëher babën tat se kush e ka ndihmuar për të bër ty o klevis.Se fari në kohën që je ngjirizur ti shante Imperjalizmin Amerikan. E stë bënte dot ty prandaj kërkoi ndihm te i madhërishmi kriminel enver hoxha ndihm për pun vullnetare për të bër ty o krriç.

    Përgjigju
  • Robi: 24/03/2019 16:18

    Dhe kur flet Klevis kerrici i Faros cdo gje realizohet, o keta kane ikur

    Përgjigju
  • sula: 24/03/2019 16:09

    Ti ke frike nga hija jote bon dhe trimin

    Përgjigju
    • Ricky: 24/03/2019 20:28

      Në burg me këtë psikopat !

  • Timi: 24/03/2019 15:38

    eh kur ka goje e flet edhe ky per eterit, ky qe ne formular shkruante vendbanimi TIRAN pa ë. Na keni privuar nga nje opozite me alternativa. sa kujto lulin kujtdo I vijne ne mendje dy shifra. 350milion durres kukes dhe 21 janar. Sa te jeni ju ne opozite, Edi do jete aty. respekte nga populli opozitar por qenuk I bo dora me ju votu ju

    Përgjigju
    • Raul: 25/03/2019 15:49

      Kete Krricin e Faros eshte mire me e hedhur ne nje lume me krokodile qe ta shohi te s'emes me sy

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj