Tre oficerë të policisë së Parisit pezullohen për rrahjen e producentit me ngjyrë

Tre oficerë policie në Francë, u pezulluan pasi u shfaqën në një video duke rrahur një producent me ngjyrë në Parisin qendror. Incidenti i të Shtunës ka nxitur reagime të shumta në lidhje me sjelljen e forcave franceze të sigurisë.

Forcat policore gjatë kësaj jave janë akuzuar po ashtu edhe për përdorimin e forcës së panevojshme edhe teksa shkatërronin një kamp të improvizuar të emigrantëve në Paris. Incidentet vijnë edhe prezantimit të rregulloreve të reja të cilat ndalojnë transmetimet e fytyrave të policëve në video online. 

Ndaj sjelljes së policëve kanë reaguar  mijëra njerëz, mes tyre edhe ylli francez i futbollit Kylian Mbappe.

"Video e padurueshme, dhunë e papranueshme. Thuaj jo racizmit," shkroi ai në Twitter pranë një fotoje të fytyrës së përgjakur të muzikantit.

Video e kamerave të sigurisë u publikua në Loopsider,   në të cilën tregohen se si tre oficerë e  shkelmojnë,  e gjuajnë me grushta dhe përdorin shkopinjtë e tyre mbi burrin pasi ai hyri në studion e tij. Loopsider tha se ai ishte ndaluar fillimisht për mos mbajtjen e maskës. Vetë muzikanti deklaroi se ishte dhunuar për të paktën 5 minuta. 

Ndërsa mbërriti në selinë e policisë të enjten me avokatin e tij për të ngritur një padi, ai u shpreh "Njerëzit të cilët duhet të më mbronin më sulmuan. Unë nuk bëra asgjë për ta merituar këtë. Unë thjesht dua që këta tre njerëz të dënohen ligji ".

Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo tha se ishte "tronditur thellë" nga "akti i patolerueshëm". Ndërkohë që ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ai do të bënte presion për shkarkimin e oficerëve, duke thënë se ata kishin "ndotur uniformën e republikës". Më parë këtë javë  Darmanin urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë pasi ata shpërbënë me dhunë një kamp të improvizuar të emigranteve në kryeqytet, duke u përplasur me emigrantët dhe aktivistët.

Ndërkohë, qeveria franceze vazhdon me projekt-ligjin e saj të diskutueshëm të sigurisë, për të cilën kundërshtarët thonë se mund të minojë aftësinë e medias për të kontrolluar sjelljen e policisë.

Neni 24 i projektligjit e  konsideron si vepër penale  postimi e imazheve të policisë ose ushtarëve në mediat sociale të cilat vlerësohet se i drejtojnë ata si individë. Qeveria argumenton se projektligji i ri nuk rrezikon të drejtat e medias dhe qytetarëve të zakonshëm për të raportuar abuzimet e policisë.

Por përballë kritikave qeveria shtoi një ndryshim, duke specifikuar se neni 24 "do të synojë vetëm shpërndarjen e imazheve që synojnë qartë dëmtimin e integritetit fizik ose psikologjik të një oficeri policie ose ushtari".

 

DOCUMENT: la séquence intégrale des 13 minutes de l'agression policière contre un producteur de musique parisien. Attention: images difficiles de violences et d'insultes racistes. pic.twitter.com/37EbfgID2T

— Loopsider (@Loopsidernews) November 26, 2020

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'