Tre policët serbë dhanë dorëheqjen në veri të Kosovës, reagojnë diplomatët perëndimorë

Tre policët serbë dhanë dorëheqjen në veri të Kosovës, reagojnë diplomatët perëndimorë

1692300478_75.jpg

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, përmes një postimi në Facebook shkroi se ishte i shqetësuar për dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës, ku reaguan edhe ambasadori gjerman dhe amerikan në Prishtinë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë

Fully share these concerns, and reiterate our commitment to Kosovo's multi-ethnic police force. As I've said many times, Kosovo Police exists to serve all communities in Kosovo & its officers should be able to work free from intimidation. Closely watching these developments. https://t.co/UoLjNZZ7yX

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 17, 2023 ">Jeff Hovenier, i cili ripostoi shkrimin e shefit të EULEX-it, ritheksoi fjalët që kishte shkruar edhe Barbano.

“Përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po i ndjekim nga afër këto zhvillime”, ripostimi i fjalëve të Barbanos nga Ambasadori amerikan, Hovenier.

Gjithashtu edhe ambasadori gjerman në Prishtinë,

I fully agree: A multi-ethnic country requires a multi-ethnic police. All Kosovo Police members - no matter which ethnic group they belong to - need to be able to perform their duties free from intimidation. https://t.co/1r1YY6PVYk

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 17, 2023 ">Jörn Rohde tha se pajtohej plotësisht me fjalët e shefit të EULEX-it.

“Pajtohem plotësisht. Një vend shumetnik kërkon një polici shumetnike. Të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikë”, shkroi ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde.

Nuk pati ndonjë konfirmim nga policia e Kosovës për dorëheqjet e pjesëtarëve të rinj të policisë, pjesë e një grupi prej 46 pjesëtarëve nga radhët e komunitetit serb, të cilët filluan punën në muajin korrik

Emrat e disa prej tyre janë përmendur në rrjetet sociale në gjuhën serbe dhe janë sulmuar për përfshirje në radhët e policisë së Kosovës, prej nga në nëntor të vitit të kaluar janë larguar disa qindra policë serbë.

Pjesëtarët e rinj të policisë filluan punën mes tensioneve në veri të Kosovës të cilat u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Si përfundim, Giovanni tha se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti dhe se ky mision është i përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e Policisë së Kosovës që synojnë zhvillimin e punës policore efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në kuadër të fushëveprimit më të gjerë të sundimit të ligjit.


Lajmi kryesor:

Dorëhiqen tre policë të rinj serbë në veriun e Kosovës, Osmani: Rezultat i kërcënimeve nga Serbia! Shefi i EULEX: Thellësisht i shqetësuar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!