Tre pyetje, 3 pergjigje per ligjin e Lustracionit

Kur u miratua ligji i "Lustracionit"?
Ligji i "Lustracionit", ose ligji i "dosjeve", u miratua vetëm me votat e mazhorancës dhe me kundërshtimet e forta të opozitës dhe hyri në fuqi më 14 janar të vitit 2009. Në vend që të qetësonte politikën shqiptare e acaroi akoma më tepër, pasi ligji kërkonte të ndërhynte dhe te drejtësia, duke e vënë atë nën presion.
 Pse nuk e firmosi presidenti këtë ligj?
Presidenti Topi nuk u shpreh për ligjin, duke zgjedhur rrugën e mesme, atë të mosrikthimit për rishqyrtim, por as duke dhënë miratimin e tij për hyrjen në fuqi të këtij ligji, i cili hyn në fuqi menjëherë pas kalimit të afatit 20 ditor.
 Pse ndërkombëtarët janë shprehur kundër ligjit?
Kundër këtij ligji ka qenë dhe Komuniteti Ndërkombëtar në Shqipëri, por edhe jashtë saj, pasi ngre shqetësime serioze kushtetuese. Në shkurt të 2010, Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Europës, e quajti ligjin për hapjen e dosjeve si një akt që dhunon Kushtetutën e ligjet shqiptare. Sipas juristëve, projektligji i paraqitur nga qeveria cenonte kushtetutshmërinë e institucioneve të pavarura e nuk garanton një hetim të paanshëm të figurave të zyrtarëve. Pas kësaj këshille Kushtetuesja vendosi rrëzimin e ligjit të "Lustracionit".

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit