Pse kryeministri Berisha nuk mori pjesë në prezantimin e kandidatëve në Kavajë?
Kryeministri Berisha pas 23 vitesh ka braktisur Kavajën, duke zgjedhur ditën e djeshme të shkojë të prezantojë kandidatët për deputetë në qarkun e Beratit dhe duke mos preferuar të jetë pikërisht në qytetin ku ka qënë radhazi deputet dhe ku ka filluar dhe politikën në Kuvendin e Shqipërisë.

Pse e shmangu Berisha Kavajën, ndërsa mund të shtynte Beratin?
Kryeministri Berisha nuk e fal faktin se për herë të parë pas shpalljes së demokracisë, Kavaja drejtohet nga një socialist si Elvis Roshi. Për më tepër që Berisha është deputet i Kavajës dhe për të është një humbje e drejtëpërdrejtë. Por dhe se në Kavajë nuk ka bërë asnjë investim dhe s’mund të shkojë.

Po pse dërgohet Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës?
Me sa duket kreu i mazhorancës kërkon ta karikojë Bashën, në vijim të idesë që ai do të jetë pasuesi i tij në krye të PD kur të vendosë lënien e drejtimit të partisë.

(sg/shqiptarja.com)