Përse rishikohet taksa vjetore e makinave nga ana e qeverisë, që dikur e mbrojti atë me shumë zell?
Pavarësisht nga objektivi i qeverisë kur vendosi metodën e re të taksimit, ndryshe nga taksa fikse për të gjitha veturat, makinat e vjetra janë dyndur në treg dhe 80 për qind e targave të reja vitin e kaluar u përkisnin atyre me mbi 10 vjet jetë. Shqiptarët, të kapur nga kriza, nuk kanë luksin që të blejnë makinë të re. Taksa e deritanishme stimuloi evazionin.

Çfarë synohet kryesisht të arrihet tani?
Me këtë lëvizje, Berisha synon të futë në tregun legal sa më shumë makina të vjetra që të mundë, duke i hequr ato nga informaliteti.

Nuk ka prapaskena politike?
Natyrisht, jemi në prag të zgjedhjeve dhe kreu i qeverisë u ofron dhjetëra mijëra shqiptarëve që të paguajnë një taksë dy herë më të ulët se ajo që paguajnë deri tani. Le të mendojmë psh që taksa për një Benz 240 kap edhe 600 mijë lekë të vjetra, çka e bën të papërballueshme mbajtjen e makinës. Në fakt, këtu nuk po hiqet taksa, por po lehtësohet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)