Cilët janë dekretet e presidentit për institucionet kushtetuese?
Dekretet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese kanë emrat e Gani Dizdarit dhe të Besnik Imerajt, të cilët kanë kaluar dje vetëm me votën e disa deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Kështu ka kaluar dhe emri i Xhezair Zaganjorit, për anëtar të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit te Kushtetuesja.
Përpos opozitës, kush i kundërshtoi dekretet e Nishanit?
Deputeti i PD, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka abstenuar për dy kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duke votuar pro vetëm kandidaturës së Zaganjorit në Gjykatën e Lartë. Ndërsa Artur Roshi, kreu i PBKD aleate e Berishës në pushtet është shprehur kundër tre dekreteve të Presidentit Nishani, duke e akuzuar atë si vazhdues të Topit.
Pse janë kundërshtuar dekretet e Nishanit...?
Alibeaj është ka nënvizuar se po ndjek linjën e tij politike, ndërsa kreu i PBKD Roshi ka nënvizuar se këto emra vijnë si pjesë një karriere të lidhur fort me të kaluarën, me drejtësinë e padrejtë të sistemit diktatorial. Sipas tij reformimi nuk mund të kuptohet pa reforma në burimet njerëzore të gjykatave.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com