Nga dolën dhjetëra mijëra ndërtime të tjera pa leje?
Fjala është për banesa të ndërtuara pas ndalimit që ka bërë qeveria Berisha në vitin 2006 për të ndërtuar më tej shtëpi pa leje. Legalizimi që iu njoh 270 mijë banesave të tilla, iu “hapi oreksin” edhe 100 mijë të tjerëve, që e kanë kuptuar se kjo qeveri nuk ka forcë ta pengojë një fenomen të tillë.
Pse nuk janë prishur këto banesa më parë?
Deri para një muaji, ALUIZNI deklaronte se ato mund të prishen nga INUK. Tani situata ndryshoi më afrimin e zgjedhjeve dhe tentativat për të marrë sa më shumë vota.
Legalizimi është një metodë e shtetit ligjor?
Ai kryhet aty ku shtetin e ka mundur anti-shteti. Kur ndërmerret një proces i tillë, thuhet se pas tij nuk do të lejohen ndërtime pa leje, por qeveria ka lejuar që ndër vite të ndërtohen dhjetëra mijëra shtëpi e objekte, ndërkohë që vetë procesi është marrë me pak seriozitet edhe nga të legalizuarit, që në shumicë nuk paguajnë tarifat për të kryer regjistrimin hipotekor.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com