Kush vendos për një procedurë birësimi në Republikën e Shqipërisë?
Komiteti Shqiptar i Birësimit është autoriteti qendror në fushën e birësimit, vendas dhe ndërvendas. Kryetari i Komitetit emërohet nga kryeministri, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë.
Cilat janë detyrat e këtij Komiteti?
Këshilli drejtues i Komitetit vendos për përshtatshmërinë e aplikantëve birësues; jep pëlqimin, me shkrim dhe në mënyrë kolegjiale, për birësimin e fëmijës nga aplikantët birësues, nisur nga interesi më i lartë i fëmijës; merr masat e nevojshme për të shmangur dështimin e birësimeve, përfitimet e padrejta,
si dhe çdo lloj veprimtarie që synon trafikimin e fëmijëve.
A mund të krijohen agjenci birësimi në vend?
Po. Agjencitë ndërmjetësuese vendase licensohen sipas legjislacionit për licencat për një afat 5-vjeçar, ku përcaktohen territori dhe shtetet, për të cilat do të ndërmjetësojnë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com