Cili është konflikti mes “Cosmofarma” dhe spitalit “Hygeia”?
Në bazë të kontratave të nënshkruara, kompania farmaceutike “Cosmofarma” furnizonte me medikamente spitalin privat “Hygeia”, sipas porosive të këtij të fundit. Por, porosia mbërrinte, spitali tërhiqte mallin, pranonte faturat, por nuk paguante detyrimet financiare.
A kanë negociuar palët?
Kompania farmaceutike i ka kujtuar departamentit të financës dhe drejtuesve të “Hygeia”, disa herë detyrimet që duhet t’i shlyenin. Kjo, në mënyrë të përseritur. Dhe, kur nuk ka gjetur zgjidhje, kompania i është drejtuar gjykatës për bllokimin e llogarive të “Hygeia”.
Çfarë ka ndodhur në gjykatë?
Pasi janë dëgjuar palët dhe shqyrtimit të dokumenteve, Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë kompanisë paditëse dhe më 18 mars 2013, vendosi sekuestron konservative mbi llogaritë bankare dhe/ose asetet e shoqërisë “Hygeia Hospital – Tirana” Sh.a.
/Shqiptarja.com