Tre raste të dyshuar për koronavirus në Kosovë rezultojnë negativ! Dy prej tyre kaluan nga Shqipëria

Tre raste të dyshuar për koronavirus në Kosovë të cilët kanë ardhur nga Italia rezultojnë negativ. Atyre u janë bërë analizat dhe përgjigjet kanë qenë negative. Tre rastet e dyshuara një 69-vjeçar, jo shtetas kosovar dhe dy të tjerët, 23 dhe 25 vjeç, shtetas të Kosovës, kanë ardhur nga Italia dhe aktualisht u izoluan për një periudhë disa orëshe në Klinikën Infektive në QKUK derisa dolën rezultatet. 

Dy të rinjtë kishin ardhur nga Italia dhe kaluar përmes Shqipërisë drejt Kosovës në doganën e Vermicës. Ndalimi i tyre u pë pikërisht nga mjekët në doganën e Kosovës, ku shfaqën simptoma të koronavirusit. Ata kishin udhëtuar me makina të ndara dhe njëri prej të rinjve ka shfaqur temperaturë të lartë. Ata u shoqëruan në mënyrë të sigurt dhe u izoluan drejt Klinikës Infektive në Prishtinë ku bënë dhe analizat. Edhe 69-vjeçarit, i cili punon si shitës në Kosovë iu bën analizat, por fatmirësisht gjithçka u qartësua dhe nuk rezultoi të ishte prekur nga Koronavirusi.

1582653152_1582653018kosove1.jpg

Momenti i shoqërimit të dy të rinjve nga pika doganore e Vermicës drejt spitalit në Prishtinë

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik