SUEDI - James E. Rothman, Randy W. Schekman dhe Thomas C. Südhof kanë fituar çmimin Nobel në mjekësi për zbulimin e tyre në mekanizmin që kontrollon transportin e parcelave lidhur me membranën, apo “fshikëzën” nëpërmjet qelizave të krijesave të gjalla.

Shpjegimi i këtij zbulimi është i thjeshtë. Qelizat prodhojnë molekula si hormone, citokina dhe enzima të cilat duhet të dërgohen në vende të ndryshme brenda apo jashtë qelizës, në një kohë të caktuar.

shkencetare
(Në foto nga e majta 3 shkencëtarët: James Rothman, Randy Schekman, and Thomas Sudhof)

Koha e këtij transporti dhe vendi se ku janë është thelbësore. Fshikëza në miniaturë në formë flluskash , të rrethuara nga membranat, e lëshojnë ngarkesën ndërmjet organeleve ose shkrijnë me pjesën e jashtme të membranës së qelizave dhe lëshojnë ngarkesën e tyre jashtë qelizës.

Kjo është diçka shumë e rëndësishme pasi shkakton aktivizimin e nervave në rast të substancave transmetuese, ose kontrollon metabolizmin në rastin e hormoneve.

Ndërkohë që çmimi 'Nobel' për paqen do të jepet ditën e premte në Oslo. Favoritja kryesore për të fituar çmimin 'Nobel' për paqe është Malala Yousafzai. Malala u qëllua në kokë vitin e kaluar nga talebanët, pas kërkesave për edukimin e vajzave.

Biografia

James E. Rothman lindi në vitin 1950 në Haverhill, Massachusetts, SHBA. Ai morri doktoraturën nga Harvard Medical School in 1976,. Në vitin 1978 ai shkoi në Stanford University në California, ku filloi kërkimet për fshikëzat e qelizave. Rothman gjithashtu ka punuar në Princeton University, Memorial Sloan-Kettering Cancer Institute dhe Columbia University. Në 2008-ën, ai iu bashkua fakultetit të Yale University in New Haven, Connecticut, USA, ku vazhdon të jetë profesor dhe Shef i Departamentit në Biologjinë e Qelizave.
Randy W. Schekman lindi në vitin 1948 në St Paul, Minnesota, SHBA.

Ai studioi në University of California në Los Angeles dhe në Stanford University, ku morri doktoraturën në 1974-ën nën tutelën e Arthur Kornberg (fites i çmimit Nobel në vitin 1959) dhe në të njëjtin department ku punoi dhe Rothman disa vite më vonë. Në 1976, Schekman iu bashkua fakultetit të University of California në Berkeley, ku edhe sot është profesor në Department of Molecular and Cell biology.

Thomas C. Südhof lindi në vitin 1955 në Göttingen, Gjermani. Ai studioi në Georg-August-Universität në Göttingen, ku morri doktoraturën në nourokimi dhe titullin Doktor i Mjekësisë, në vitin 1982. Në 1983, ai shkoi në University of Texas Southëestern Medical Center në Dallas, Texas, SHBA, si një akademik me Michael Broën dhe Joseph Goldstein (të cilët ndanë çmimin Nobel të vitit 1985 në Mjekësi). Südhof u caktua si profesor i Molecular and Cellular Physiology në Stanford University në vitin 2008.


(e.d/v.gj/shqiptarja.com)