KUÇOVË - Deputetë të PS-së së qarkut të Beratit, Ermonela Felaj dhe Fidel Ylli, shoqëruar nga socialisti tjetër, Arben Duka kanë zbritur dje në bashkinë e Kuçovës ku kanë prezantuar para fermerëve dhe specialistëve si dhe kryetarëve të komunave, draftin mbi zhvillimin e bujqësisë duke përcaktuar në to dhe prioritetet e rëndëshme.

Pasi u bë prezantimi i këtij drafti u kalua në debate dhe mendime të ndryshme mbi të mirat dhe thithjen e mendimeve të për këtë projekt të paraqitur nga grupi i deputetëve socialistë

Ermonela Felaj njëkohësisht edhe deputete e rrethit Kuçovë ka vijuar se kjo që i ofrohet fermerëve është në të mirën dhe përparimin e familjeve të tyre duke theksuar se deri më sot për fshatin nuk është menduar.

Po kështu edhe socialisti Duka ka vijuar se prioritet i PS janë zhvillimi fshatit ku do të mbështetën fermerët që biznesi i tyre të përparojë duke u ndihmuar në naftën pa akcizë në sistemimin e kanaleve kulluese si dhe në gjetjen e tregut për prodhimet e tyre.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)