Fitorja e Ballkanit nuk ishte e rastësishme. Sukseset e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare janë gjithmonë e më të pranishme. Mjafton të përmendesh tre arritjet e mëdha në botë në  tri sporte të ndryshme në Kosovë në vetëm 3 ditë.
Të enjten, kampioni i Kosovës në futboll, klubi i futbollit Ballkani siguroi fitoren e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Aktualisht ekipi nga Suhareka kryeson grupin. Të premten, suksesi tjetër u arrit në sportin e xhudos. Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Ndërsa mbrëmë vonë në ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles arriti kualifikimin në turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022.