Tre të arrestuar për terrorizëm
të gjithë me sytë nga Kosova

Tre të arrestuar për terrorizëm<br />të gjithë me sytë nga Kosova
Arrestimi i tre të dyshuarve për terrorizëm në rrethin e Kacanikut   ka rikthyer në mediat botërore lajmet e këqija që vijnë nga Kosova dhe për shqiptarët e Kosovës në këtë fillim të verës dhe në valën e vapës tropikale të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil.

Rrjeti televiziv amerikan ABC citon agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press nga burime të policisë së Kosovës dhe thotë se tre të ndaluarit shqiptarë etnik dyshohen për rekrutim dhe formim të një grupi terrorist. Sipas lajmit, gjatë bastisjes tek ata ishin gjetur uniforma ushtarake dhe materiale propagandistike ndërsa dyshoheshin për komplot për të kryer sulme sipas frymëzimeve nga mësimet radikale islamike.

Lidhjet e të dyshuarve, që citojnë burime kosovare të zbulimit, çonin tek radikalët në Siri, ku të paktën njëri prej tyre thuhet se kishte luftuar përkrah kryengritësve sunit atje. Operacioni i policisë së Kosovës kundër tre të dyshuarve ishte koduar me emrin ”Hit”, ndërsa duke cituar burime të medias në Kosovë, theksonte se të dyshuarit ishin pjesë e një grupi prej 150 shqiptarësh nga Kosova të luftës civile siriane kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri