Tre të vdekur dhe 53 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë

Tre të vdekur dhe 53 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të shtunën se janë konfirmuar edhe 53 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet janë në bazë të 544 mostrave të testuara.

Sipas të dhënave, nga sëmundja kanë vdekur edhe tre pacientë duke e rritur numrin e të vdekurve në Kosovë në 630.

Në raportin ditor të IKSHPK-së njoftohet se janë konfirmuar si të shëruar edhe 56 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.341.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër