Tre teori pse Ukraina sulmoi Rusinë brenda territorit të saj

Tre teori pse Ukraina sulmoi Rusinë brenda territorit të saj

Trupat ukrainase pretendojne se kanë marrë në kontroll zonën e Sudzha

Pamjet e forcave nga Ukraina duke ngritur flamurin e tyre mbi territorin rus është një poshtërim për Vladimir Putinin, por inkursioni i guximshëm i forcave të Kievit në Rusi është një lojë me rrezik të lartë. Tronditja kur sheh ushtarët ukrainas të bëjnë këto lloj veprimesh brenda vendit të tij, edhe pse ai është i armatosur me armë bërthamore dhe është një fuqi globale, ka të ngjarë ta shtyjë presidentin rus të urdhërojë një përgjigje të ashpër për të penguar të tjerët nga përpjekje të ngjashme, shkruan Sky news.

Autoritetet ukrainase thanë të premten se po evakuonin rreth 20 mijë njerëz nga rajoni Sumy, i cili ndan një kufi me këtë zonë në Rusinë jugperëndimore që Ukraina e ka shënjestruar, një tregues se ekziston frika se Moska do të kërkojë të hakmerret. Sulmi i Kievit në rajonin e Kurskut, i cili filloi të martën dhe ka të ngjarë të përfshijë mijëra trupa, erdhi pothuajse 2 vjet e gjysmë pasi forcat ruse kanë pushtuar Ukrainën.

Operacioni duket se është planifikuar me kujdes dhe është ekzekutuar me përpikëri në fshehtësi të lartë, duke kapur Rusinë dhe botën në befasi. Megjithatë, ka disa pikëpyetje rreth asaj që Ukraina synon të arrijë në një afat më të gjatë përtej tronditjes së Moskës dhe demonstrimit se kufijtë e fqinjit të saj nuk janë më të sigurt.

Analistët thonë se ofensiva mund të jetë projektuar për të kapur dhe mbajtur territorin që do të përdoret si një mjet pazari për të siguruar lirimin e tokës ukrainase të pushtuar nga forcat ruse. Por një veprim i tillë do të kërkonte një angazhim të madh të trupave ukrainase me kalimin e kohës, për të përballuar përpjekjet ruse që kërkojnë largimin e tyre dhe nuk është e qartë nëse Kievi ka aq fuqi ushtarake.

Një mundësi tjetër është që Ukraina shpreson të tërheqë forcat ruse nga pozicionet e vijës së parë të frontit në Ukrainën lindore dhe jugore për të forcuar mbrojtjen e saj, megjithëse kjo mund të mos jetë e nevojshme duke pasur parasysh numrin e madh të rezervave brenda Rusisë.

Një teori e tretë është se Ukraina mund të kërkojë të marrë një central bërthamor në Kursk për t’u përdorur si levë për të detyruar trupat ruse të tërhiqen nga një objekt i madh i energjisë bërthamore në rajonin Zaporizhzhia në Ukrainë, i kapur që në ditët e para të luftës, por përsëri kjo do të ishte një ndërmarrje e madhe, që kërkon përforcime të konsiderueshme ukrainase.

Cilido qoftë qëllimi, misioni nuk është pa një rrezik të madh.

Dy burime shprehën shqetësimin se sulmi, edhe pse “taktikisht i zgjuar”, mund të nxisë ndjenjat anti-ukrainase në mesin e publikut rus dhe ta bëjë më të lehtë për Moskën që të mobilizojë më tej njerëzit e saj për të luftuar edhe më fort.

Ekziston gjithashtu ndikimi që mund të ketë mbi forcat tashmë të tejzgjatura të Ukrainës nga shtrirja e vijës së frontit në Rusi, me trupat që ende duhet të mbajnë vijën kundër ushtarëve pushtues rusë në verilindje, lindje dhe jug të vendit të tyre. Megjithatë, në atë që ishte padyshim një nxitje e madhe morale të paktën për Ukrainën, inkursioni duket se e kapi Kremlinin plotësisht të pasigurt në një dështim të madh të sigurisë.

Putin u detyrua të dërgonte përforcime në rajonin e Kurskut të premten, një tregues se situata mbetet jashtë kontrollit, pavarësisht garancive nga shefi i tij ushtarak dy ditë më parë se sulmi ukrainas ishte ndalur. Qeveria e Ukrainës ende nuk e ka komentuar drejtpërdrejt ofensivën, një kufizim i rreptë i informacionit ka qenë një tjetër element në planifikimin e misionit.

Megjithatë, trupat ukrainase në një video të shpërndarë gjerësisht në mediat sociale pretenduan se kishin marrë kontrollin e qytetit kufitar të Sudzha. Një ushtar që e identifikoi veten si të Brigadës së 61-të të Veçantë të Mekanizuar “Stephova” tha se qyteti ishte “i qetë”.

Duke qëndruar përpara një flamuri ukrainas, ai tha gjithashtu se trupat e tij kishin kapur zyrat lokale të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom. Nuk ishte e mundur të verifikoheshin pretendimet, por përleshjet janë raportuar rreth periferisë së qytetit të vogël me rreth 6000 banorë, i cili ndodhet vetëm disa milje larg kufirit.

Me shumë pasiguri se çfarë do të ndodhë më pas, tre gjëra janë të qarta. Sulmi ndërkufitar nga Ukraina është më i madhi i llojit të tij dhe përbën një nga sfidat më të rënda për Putin, i cili i ka thënë vazhdimisht popullit të tij se “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë do të fitojë.

Ai gjithashtu tregon se ushtritë ende mund të befasojnë një kundërshtar në një epokë kur përdorimi i kudondodhur i dronëve dhe satelitëve i bën lëvizjet sekrete në fushën e betejës shumë më të vështira për t’u ekzekutuar pa u vënë re.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë