Tre vepra për virusin në skulpturë, Emanuel Koko: Investimi në kulturë, shumë i ngadaltë!

I gjendur i befasuar nga izolimi i jetës së përditshme për shkak të pandemisë, si pedagog në Liceun Artistik të Arteve, por edhe si skulptor, Emanuel Koko na rrëfen veprat, që ka realizuar në studion e tij.

 “Befasisht na u tha se do të izolohet shkolla, do izolohet jeta edhe do të mbyllet gjithçka. Në këtë çast përfytyrova, edhe bëra disa krijime për virusin, që na ka izoluar brenda. Kam fiksuar këtë motiv edhe këtë moment, për faktin se ne nuk duhet që të harrojmë asnjëherë, pasi ne zakonisht harrojmë. Gati, gati mua skulptura më ka ndihmuar plotësisht. Ka qenë një kohë që jam marrë me punë krijuese, edhe përveç kësaj kam bërë edhe punë të tjera. Gati se kam ndierë fare që ka një pengesë”, rrëfen Koko.  

E përpos që në studion e tij, shumë vepra, kanë marrë jetë para pandemisë, duket sikur që prej tërmetit, vëmendja ndaj artit ka qenë e vakët

“Ky busti përballë është një partizan i Luftës së Dytë Botërore, që e porositi bashkia, por nuk u realizua. U tha për në 5 maj edhe sërisht nuk e realizuan... Këtë pjesë e kemi ndierë, pasi përveç krijimtarisë artistike, veprave që bëhen, është ndërprerë rreptësisht marrëdhënia me tregun, edhe tek arti kjo nuk do të zgjatë më shumë. Pasi njerëzit mund të kenë para apo dëshirë, por nuk janë të qetë që të mendojnë se duhet veprim dhe për artin”, tregon skulptori, i cili mendon se kjo situatë do të vijoj dhe për një vit. Ai e krahason situatën me 1997-n, kur asokohe artistët dolën në treg pas një viti e gjysëm.

“Edhe artisti është si gjithë të tjerët, vështirësitë janë të mëdha, mbase do t’ia dalim. Përhapja sjell një optimizëm, që një ditë ne do të mund që t’i shkojmë normalitetit. Sa i përket pjesëmarrjes në treg apo në aktivitete të ndryshme, do të paktën një vit. Pasi shoqëria jonë e ka shumë të ngadaltë investimin në kulturë”, thotë skulptori.

Skulptori Koko ndalet edhe tek puna e tij, si pedagog në Lice dhe mësimdhënia online.

“Me orientimet e shkollës sonë dhe të drejtorisë arsimore, kemi qenë çdo ditë online me nxënësit. Arti i gdhendjes, lënda që unë jap ka pak vështirësi, pasi kërkon që të kesh materialet e duhura. Ka nxënës që e kanë këtë mundësi në shtëpi, por jo të gjithë. Prandaj, rëndësi ka që ata të merren me diçka, për të mos u demoralizuar nga situata që jemi duke kaluar”, rrëfen profesori.

Artisti përfundon se kjo situatë duhet që të ndihmojë në të ardhmen në përmirësimin e marrëdhënieve të përditshme mes njerëzve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë