Tre persona, një nënë me fëmijën dhe një tjetër fëmijë nga Kosova kanë mbetur të vdekur nga përplasja e dy mjeteve në një aksident në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë. Ndërsa 9 persona janë të plagosur, 8 janë transportuar në Tiranë, 3 me helikopter dhe 5 me ambulancë, nga të cilët një nga dy fëmijët dhe një 46-vjeçar janë në gjendje kome.
Viktimat janë oficerja e zyrës së Përgjimeve në Policinë e Shtetit, Albana Hasani 38-vjeçe e bija Daien Dedja 9-muajshe dhe një tjetër fëmijë Luan Hasani 9-muajsh nga Kosova, që po udhëtonte në mjetin tjetër.
Në mjetin tip ‘Nisan’ me targa zvicerane ZH75095, Irfan Hasani nga Kosova me banim në Zvicër po udhëtonte me 4 pjesëtarë të familjes.
Nga përplasja ka mbetur e vdekur foshnja 9-muajshe Luan Hasani, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Irfan Hasani, Pajtesa Hasani, Gencian Hasani dhe Laendra Hasani.
Në mjetin tjetër tip furgon që u përplas me ‘Nisan’-in po udhëtonin 7 persona. Furgoni drejtohej nga Hasan Dedja, ndërsa nga përplasja kanë mbetur të vdekur gruaja e tij, Albana Hasani oficere e policisë dhe fëmija i tyre Daien Dedja 9- muajsh.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip furgon, Hasan Dedja ish-drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Entela Gjyli, Ened Gjyli, Kejdi Gjyli dhe Aida Hasani.
Me helikopter në Tiranë janë transportuar të plagosurit Laendra Hasani, Ened Gjyli dhe Irfan Hasani, ndërsa me ambulancë u transportuan 5 të plagosur Hasan Dedja, Gencian Hasani, Kejdi Gjyli, Entel Gjyli dhe Pajtesa Hasani, jashtë rrezikut sipas mjekëve.
Ndërsa në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën ndodhet Aida Hasanaj. Për i përket të plagosurve që kanë mbërritur në Tiranë, mjekët e spitalit të Traumës deklarojnë se në gjendje kome nga 3 të plagosurit që u transportuan me helikopterë janë një nga dy fëmijët dhe një i plagosur 46-vjeç.
“Fëmija 4 vjeç është më rëndë nga të gjithë dhe burri 46 vjeç. Të plagosurit e tjerë që u transportuan me ambulancë në Tiranë janë jashtë rrezikut për jetën”.
Ndërsa fëmija tjetër i transportuar me helikopter është në gjendje të mirë dhe komunikon sipas mjekëve.
Si ndodhi aksidenti
Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Mashkullorë në orën 12:00 rreth 4 km në veri të qytetit të Gjirokastrës.
Dy automjetet, janë përplasur shumë fort me njëra-tjetrën aq sa ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe lëndimin e 9 të tjerëve. Makina tip furgon gri me targa AA760LI, vinte nga jugu, ndërsa automjeti tjetër tip Nissan me targa zvicerane ZH75095 nga veriu në drejtim të jugut.
Dëshmitarët thonë se ishte shumë e vështirë për të nxjerrë të plagosurit nga mjetet dhe për këtë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Në furgonin gri, udhëtonin 7 persona, 2 prej të cilëve humbën jetën ndërsa në automjetin me targa zvicerane, udhëtonin 5 persona të një familje nga Kosova, ku një fëmijë humbi jetën.
Sipas burimeve ende jo zyrtare, bëhet e ditur se shkaku i aksidentit, ka ardhur si pasojë e humbjes së drejtimit nga ana e automjetit tip Nissan, i cili ka hyrë në korsinë e djathtë ku udhëtonte furgoni.
Aksidenti në Gjirokastër, zhvillimet minutë pas minute
Ora 20:00 Mbërrijnë të plagosurit lehtë në Tiranë
Hasan Dedja, Gencian Hasani, Kejdi Gjyli, Entel Gjyli dhe Pajtesa Hasani i janë nënshtruar trajtimit më intensiv në Tiranë në Spitalin e Traumës pas plagëve që morën nga aksidenti, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ora 19:00 5 të plagosur po transportohen në Tiranë
Në Tiranë me ambulancë po transportohen 5 të plagosur Hasan Dedja, Gencian Hasani, Kejdi Gjyli, Entel Gjyli dhe Pajtesa Hasani.
Ora 17:45 Aksidenti, mjekët: Një nga 2 fëmijët e plagosur në gjendje kome
Mjekët e spitalit të Traumës deklarojnë se në gjendje kome nga 3 të plagosurit janë një nga dy fëmijët dhe një burrë rreth 46-vjeç.
“Fëmija 4 vjeç është më rëndë nga të gjithë dhe burri 45 vjeç. Të plagosurit e tjerë që po transportohen me ambulancë në Tiranë që janë jashtë rrezikut për jetën”.
Ora 17:30 Aksidenti, publikohen emrat e viktimave dhe të plagosurve
Të vdekur nga aksidenti sipas policisë së Gjirokastrës kanë mbetur Albana Hasani 38-vjeçe me fëmijën e saj Daien Dedja 9- muajsh dhe Luan Hasanaj 9-muaj nga Kosova.
Të plagosur kanë mbetur 9 persona, Laembra Hasani, Ened Gjyli, Irfan Hasani, Aida Hasani, Hasan Dedja, Genci Sherifi, Kejdi Gjyli, Entel Gjyli, Pajtesa Hasani.
Ora 17:25 Aksidenti, rëndë një fëmijë dhe një burrë
Në Tiranë janë transportuar 2 fëmijë dhe një burrë.
Ora 17:10 Aksidenti, transportohet në Tiranë edhe një fëmijë
Ka mbërritur në Tiranë në spitalin e Traumës edhe një fëmijë 10-vjeç që mbeti i plagosur nga aksidenti në aksin Gjirokastër- Tepelenë. Numri i të plagosurve që janë transportuar në Tiranë ka shkuar në 3.

Ora 17:00 Aksidentohet çifti, vdes gruaja, rëndë burri
Nga aksidenti ka mbetur e vdekur punonjësja e policisë, Albana Hasanaj, e cila punon si specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe fëmija e saj. Ndërsa i plagosur ka mbetur burri i saj, Hasan Dedja, ish- Drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, i liruar nga detyra.
Ora 16:50 Aksidenti, pritet të transportohet edhe një person
Nga 7 personat e plagosur në Gjirokastër, 2 u transportuan, ndërsa pritet që të transportohet në Tiranë edhe një person.
Ora 16:40 Aksidenti, mbërrijnë në spitalin e Traumës 2 të plagosur
Mbërrijnë në spitalin e Traumës në Tiranë, 2 nga të plagosurit rëndë në aksidentin që ndodhi pasditen e së dielës në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. 2 të plagosurit do t'i nënshtrohen mjekimit të specializuar, pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë. Dy personat që janë transportuar mësohet se janë dy persona, identitetet e të cilëve nuk dihen për momentin, ndërsa janë në gjendje të rëndë për jetën.
Fotot nga aksidenti në Gjirokastër

Furgoni i aksidentuar në Gjirokastër

Automjeti i aksidentuar tip Nissan

/Shqiptarja.com