Trebeshina: Te gjithë u habitën 
që unë ushtaraku u bëra letra

Trebeshina: Te gjithë u habitën <br />që unë ushtaraku u bëra letra
TIRANE- Një dokument me interes në dosjen Trebeshina, mes shumë procesverbalesh me deponime në hetuesi është edhe ky procesverbal i mbajtur me 29 dhjetor 1953, ku ai rrëfen se si kanë lindur mosmarrëveshjet mes tij dhe eksponentëve në Lidhjen e Shkrimtarëve. Ai thotë se e kanë parë pothuajse të gjithë me habi shfaqjen e tij në skenën letrare, dhe fakti që ai me të shkruarën e tij prej ushtaraku bëhej shkrimtar, kishte ngjallur shpesh dyshime, mosbesim, madje edhe tallje.

Ky dokument, zbulon në detaje dhe qëndrimin e tij pas arrestimit mbi këto mosmarrëveshje, mbi mënyrën e tij këmbëngulëse për të gjetur zgjidhje me shpejtësi, për dëshpërimin që e pushtonte dhe e kishte çuar deri në mendimin për vetëvrasje, etj...

Fakti se shpesh sipas tij i kishin humbur veprat në Lidhjen e Shkrimtarëve e kishte shtyrë në zemërim dhe mosmarrëveshje. Një ndër personat, me të cilët kishte mosmarrëveshje në Lidhjen e Shkrimtarëve për arsye se e kishin penguar publikimin e veprave të tij ishte Zihni Sako, por edhe Mark Ndoja. Për të dy këta Trebeshina ka rrëfyer me detaje kur i kanë lindur pakënaqësitë dhe zemërata.

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë