Trefishi është numri i viktimave nga COVID-19 në raport me ato të një gripi sezonal

Trefishi është numri i viktimave nga COVID-19 në raport me ato të një gripi sezonal

Foto ilustruese

COVID-19 nuk është një grip i zakonshëm, siç pretendonin shumë njerëz në fillim të pandemisë, pasi për shkak të këtij virusi fatal ka vdekur trefishi i numrit të njerëzve që vdesin nga një grip i zakonshëm  sezonal, sipas një studimi francez.

Ky studim është publikuar ditën e djeshme nga “The Lancet Respiratory Medicine” dhe bazohet në më shume se 135.000 pacientë francezë, ku nga ata 89.530 kanë qëndruar në spital për shkak të COVID-19 nga marsi deri në prill të viti 2020 dhe 44.819 që janë shtruar në spital për shkak të një gripi normal nga dhjetori i 2018 deri në shkurtin e 2019.

Numri i viktimave dhe i personave të cilët janë diagnostikuar me COVID-19 është trefishi i numrit të personave të cilët kanë kaluar një grip të zakonshëm. Më shumë se 15.000 persona kanë humbur jetën si pasojë i koronavirusit, kundrejt 2.600 viktimave që kanë ardhur si pasojë i një gripi sezonal të zakonshëm dmth 5.8%.

Studimi  kishte si qëllim të tregonte seriozitetin e sëmundjes se koronavirusit në krahasim me çdo grip tjetër, siç tha edhe një ndër studiueseve.

Studimi gjithashtu ka vënë në dukje se personat me COVID-19 kanë më shumë mundësi të futen në përkujdesje shëndetësore intensive.Ku 16,3% pacientë janë futur për shkak të koronavirusit në raport me 10,8% të një gripi normal. Gjithashtu edhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre është me e madhe.

Ndërsa numri i fëmijëve dhe i adoleshentëve që janë shtruar në spital për shkak te koronavirusit ka qenë me i vogël se numri i atyre që janë shtruar për shkak të një gripi normal.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund