Numri i sirianëve që kërkojnë të kalojnë tranzit nga Shqipëri drejt perëndimit, ka pësuar rritje tre herë gjatë muajit tetor. Këtë fakt e konfirmon drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Qarkun e Gjirokastrës, Manol Dhamo. Sipas këtij të fundit, në muajin e kaluar, janë kapur nga forcat e Policisë Kufitare, 108 refugjatë sirianë në kufirin e gjelbër që ndan Shqipërinë me Greqinë.

VIDEO/ Deklarata e plotë e Drejtorit  të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Qarkun e Gjirokastrës, Manol Dhamo

Në koordinim të plotë me palën greke për manovrimin e shërbimeve ne qëllim mbylljen e drejtimeve me risk në të dyja anët e kufirit, në dy stacionet e kufitare në Kakavijë, Sopik dhe Carshovë. Janë kapur 108 shtetas të huaj, të cilët kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar”.

Sirianët janë trajtuar me ushqim, veshmbathje dhe me të gjitha kushtet e tjera për kohën e qëndrimit në Shqipëri dhe më pas janë deportuar tek autoritetet helene. Rasti më i fundit është shënuar tre ditë më parë, kur shtatë sirianë u kapën brenda bordit të një furgoni që vinte nga Greqia për në Shqipëri dhe ku u arrestua 40 vjecari nga Ekuadori Karlos Rosado për dhënie ndihme të paligjshme.

Nga kontrolli i ushtuar nga punonjësit e policisë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë në automjetin tip furgon me targë KG556L, në sediljen e pasme u konstatuan të fshehur 7 shtetas të huaj sirianë, nga të cilët 4 ishin burra, 2 gra dhe një fëmijë i mitur të gjithë nga Siria. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Carlos Jaukin Rosado Valencia, banues në Delenburg Holandë për veprën penale dhënie ndihmë të kalimit të kufirit”tha ai.

Një fakt tjetër që gjatë muajit tetor ka shënuar rritej është edhe arrestimi i personave të cilët janë në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale kryesisht vrasje të cilët janë zbuluar teksa hynin në Shqipëri. Njëkohësisht janë zbuluar edhe dy raste trafikimi të lëndëve narkotike.

dy.b/shqiptarja.com