FUSHË KRUJË - Ka disa kohë që në aksin nacional Fushë Krujë - Tiranë, në të dy anët e rrugës, ka filluar të tregtohen artikuj nga më të ndryshmit, duke filluar nga shpendët, bari e jonxha e thatë e deri tek lopët, delet e kafshë të tjerë. Nuk bëjnë përjashtim as artikujt industrialë.
Ky treg është pa asnjë lloj lejeje dhe paraqet rrezik për jetën e njerëzve, pasi ai zhvillohet në të dy anët e rrugës. Qarkullimi I automjeve bllokohet herë pas here duke shkaktuar një kaos të vërtetë. Drejtuesit e komunës së Niklës, në territorin e së cilës zhvillohet kjo tregti, shprehehn të shqetësuar për këtë situatë dhe shtojnë se do të marrin masa urgjente për ta ndaluar këtë aktivitet të paligjshëm.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com