TIRANE- Njohja dhe rizbulimi i shqiptarëve dhe kulturës së tyre në fillim të shekullit të XIX, është një proces që erdhi gradualisht duke ndërthurrur në vetvete shumë faktorë. Së pari, territoret shqiptare në luftërat Napoloniane u gjendën në mes të interesave të Fuqive të Mëdha të kohës, të cilat interesin e tyre politiko-ushtarak e përkthyen shumë shpejt dhe në interes kulturor.
Egzistenca e Pashallëkëve shqiptare gjysëm autonome në jug dhe në veri të të vendit dhe përfshirja e tyre në lojën diplomatike në rajon i ktheu shumë shpejt ato në vende të vizitueshme dhe të admirueshme ku nuk shikohej vetëm interesi gjeostrategjik por filloi të studjohej dhe kultura, gjuha dhe traditat zakonore që mbarte popullsia e tyre.
Pas vitit 1809 , vit që shënon vizitën e Bajronit dhe mikut të vet Hobhouse në Prevezë, Janinë dhe Tepelenë, territoret shqiptare nisën të jenë pjesë e turit të madh kulturor anglez që zhvillonin të rinjtë aristokratë anglezë që prej shekullit të XVI .
/Shqiptarja.com