Rreth 500 tregtarë të tregut të fruta-perimeve në Kashar janë ngritur në protestë kundër qirasë së ambienteve, që sipas tyre është rritur. Tregtarët thonë se këto tubime do të vijojnë, deri në bllokim të autostradës Tirane-Durrës. “E kemi qiranë nga 12 mijë lekë të vjetra deri 25 mijë lekë për metër katror. Kjo është pika kryesore, ka shumë biznese që kanë falimentuar. Tëe pastrohet ky mall për 4-5 ditë, ne pastaj do të hidhemi në protestë më të madhe që do të bllokojmë rrugën”. Nga ana tjetër, tregtarët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të mos lejojnë informalitetin brenda tregut. Por drejtues të administratës së tregut kanë sqaruar për se nuk ka asnjë rritje të qerasë mujore të ambienteve ku tregtarët shesin, por atyre iu është kërkuar një pagesë prej 4 mijë lekësh për pajisjen me NIPT të të gjitha bizneseve që tregtojnë brenda këtij tregu.