Fermerët bllokojnë rrugën në unazën e Korçës: S'na lënë të shesim! Bashkia: Pajisuni me Nipt (VIDEO)

KORÇË- Disa fermerë kanë bllokuar këtë mëngjes unazën e qytetit pranë tregut agro-ushqimor Korçë. Ata thonë se protestojnë pasi policia bashkiake nuk i ka lejuar të tregtojnë mallrat e tyre ndërsa pretendojnë se kanë tregtuar prej 20 vitesh mallrat në këtë treg, por ditën e sotme janë bllokuar nga bashkia pa asnjë sqarim.

“Kemi 20 vite që shesim. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, ne nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na ka sqaruar na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, shprehen tregtarët.

Fermerët kanë qëndruar në zonën e unazës së qytetit duke hedhur në tokë prodhimet e tyre bujqësore por edhe duke lëshuar thirrje 'Rama ik'. Si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar radhë e madhe automjetesh, duke paralizuar kështu qarkullimin e tyre. Bllokimi ana e autoriteteve vendore ka ardhur pasi fermerët nuk janë të pajisur me NIPT tregtari por vetëm me NIPT fermeri çka do të thotë se mund ta shesin mallin e tyre vetëm në pikat e grumbullimit të shumicës.

Protestës së fermerëve të cilët duan të shesin mallra me pakicë, i janë kundërpërgjigjur tregtarët e tregut agro-ushqimor të Elbasanit. Ata janë grumbulluar para bashkisë Korçë ku kërkojnë takim me kryetarin Sotiraq Filo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Korçë- Fermerë e tregtarë në protestë/ Bashkia: Aksioni do të vendosë standardin, nuk mund të shiten mallra pa Nipt

Nënkryetari i Bashkisë së Korçës Kletion Kita ka reguar lidhur me protestat e fermerëve dhe tregtarëve në Korçë. Përmes një deklarate për mediat ka deklaruar se aksioni që pezullon aksion tregtar të fermerëve pa Nipt ka ardhur për shkak se ka shumë presion nga tregtarët ambulantë të cilët tregtojnë mallra me pakicë në këtë qytet.

"Sot bashkia e Korçës ka nisur një aksion për vendosjen e standardit pasi rezultonte se kishte tregtarë që nuk ishin të pajisur me Nipt. Ne kemi nisur këtë aksion sot pasi edhe presioni i tregtarëve ambulantë ka ardhur në rritje pasi kishim dy tregje. Ne kemi në dispozicion hapësira për fermerët që të pajisen me leje dhe të shesin tek markata. Kjo është një situatë e përsipër që do të thotë se janë në dijeni. Tregtarët e shumicës duhet të pajisen me Nipt. Ata do të paguajnë më pak se më parë. Ai është një treg që ka kosto, ka shërbim, ngrohje. Përfundimisht tregu me shumicë do të tregtojë vetëm me shumicë", u shpreh Kita.

Ora 10:53
Korçë/ Tregtarët protestojnë kundër fermerëve: Shumica na shet me kile, duam takim me kryetarin (VIDEO)

Protestës së fermerëve të cilët duan të shesin mallra me pakicë, i janë kundërpërgjigjur tregtarët e tregut agro-ushqimor të Elbasanit. Ata janë grumbulluar para bashkisë Korçë ku kërkojnë takim me kryetarin Sotiraq Filo. Ata kërkojnë që të tregu i shumicës të mos shesë mallra me pakicë, të ulen taksat dhe tarifat ndaj tyre.

"Sot protesta jon është për shumë arsye. Tregu i shumicës na shet me kile. E bllokuan një javë dhe pastaj filluan sërish të shesin me kile. Ish-tregu po hapet. Një pjesë janë jashtë rregullave. Duam takim me kryetarin. Bëmë takim më herët dhe na tha se do i zgjidhin këto probleme. Nuk i zgjidhën akoma. Në muajin gusht i lamë se thanë se ishin me pushime. Në atë treg nuk po nxjerrim asnjë qindarkë. Shumica të mos shesë më me kile. të ulet taksa dhe tarifa.

1567413021_tregtaret1.jpg

Të mbyllet shumica. Se e kanë lënë të lirë. të hapet një rrugë që të na lidhë ne me markatën. Nuk ka shitje fare. ne e marrim mallin dhe ikim.

Të njëjtat probleme kemi të tërë. Në të gjithë botën shitet mall. Si do bëhet si do rrojmë ne", thonë disa nga tregtarët

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 02/09/2019 21:56

    O EDI RAMA LERI FSHATARET TE SHESIN KU TE DUAN ME NJE TAKSE MINIMALE,,,,PUNE NUK I SIGURON ,,,AS INVESTIME JO,,,,PO NUK I LE EDHE TE SHESIN,,,,LEGEN...

    Përgjigju
  • Fredi: 02/09/2019 15:07

    Fshatarë pularije e pula fshati!

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 02/09/2019 12:01

    Jo vetëm në Korçë por në gjithë vendin situata me tregjet është tejet kaotike! Në shumicën e rasteve tregjet e shumicës shesin dhe me pakicë duke konkurruar padrejtësish tregtarët e vegjël! Kjo nuk duhet lejuar dhe duhen larguar tregjet e shumicës nga territori i qytetit në mënyrë që të ndahen punët! Po kështu dhe fermerët e vegjël duhet ta çojnë mallin në pikat e grumbullimit ose tregjet e bashkive dhe jo duke shitur nëpër cepa rrugësh ose trotuare

    Përgjigju
  • Policia t'ja fusi ne goje laktrat Kafsheve Talibane qe ndyjn rruget: 02/09/2019 09:34

    Kafshe Talibanesh , dembele e parazite ,qe kan tru sa nji mi ,qe i perdorin prostitutat e pd-lsi maskaranj ,injorante ,talibane . Kush i ka then ktyre Kafsheve se Kryeministri duhet ti gjej Treegje ktyre me shit kta Lakrat e kallamoqin e ktyre dembeleve idiot ?! lUL sukapuci ?-mONA putana e orgjive te Jales ? apo president putana greke ? PTUUUUUUUUUUUU far e ndyre . Kapini e rrasini breda ,piset e rrugeve te Shqiperise , gjeeruas kaosi e pislliku ne shoqerin njerezore

    Përgjigju
  • Kot: 02/09/2019 08:09

    Popull me debilitet te larte qe nuk njeh asnje rregull. Edhe kafshet ne pyll respektojne ma shume rregullat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat